Home » Lajme » Jo më “Kosmetska” por Rruga e Kosovës

Jo më “Kosmetska” por Rruga e Kosovës

Jo më “Kosmetska” por Rruga e Kosovës.

Jo Shtëpia e kulturës “Vuk Karaxhiq” por Fan S.Noli.

 

Rreth 80 rrugë dhe lagje sa ishin deri tani të emëruara në qytetin e Bujanocit, vetëm njëra nga to mbante emrin e shqipëtarit “Ramiz Sadiku”

Kurse rruga më e banuara me shqipëtarë mbante emrin provokues “Kosmetska

 

Katër këshilltarët shqipëtarë të K.K. të komunës së Bujanocit: Hajredin Hyda, Refik Shemsedini, Veli Idrizi dhe Shejzije Avdiu sot (06.11.2011) edhe zyrtarisht kryesuesit të kuvendit komunal i dorëzuan propozimin për ndryshimin e emërimit të disa rrugëve të qytetit si dhe ndryshimin e emrit të shtëpisë së kulturës të Bujanocit.

Sipas propozimit të tyre Rr. “Kosmetska” kërkohet të mbajë emrin Rr.e Kosovës, Rr. “Branko Radicevic” – Nëna Tereza. Rr.”Zhivojina Mishica” – Rr. E Skënderbeut. Dhe Rr.”PetraDrapshina” në Rr. E Prizrenit. Kurse shtëpia e kulturës nga “Vuk Karaxhiq” të mbajë emrin Fan.S.Noli.

Hajredin Hyda udhëheqës i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, RTV-Spektrit i deklaroi se tani më janë plotësuar të gjitha kushtet procedurale që kuvendi komunal të fillojë procedurën e ndryshimit të emrave të disa rrugëve të qytetit sepse disa nga to mbajnë edhe emra provokues për ne Shqipëtarët.

Presim që edhe këshilltarët e subjekteve tjera shqipëtare të përfaqësuara në kuvend të na mbështesin në iniciativën tonë, poashtu më tej Hyda potencoi se këshilltarët e Partisë Demokratike do të përkrahin çdo propozim tjetër të emrave të ndryshëm të rrugëve që vien nga këshilltarët e Partisë për Veprim Demokratik, Lëvizjes së Progresit Demokratik ose të Unionit Demokratik Shqipëtarë.

Seanca e gjashtë e radhës për këtë vitë e parlamentit komunal ku pritet të aprovohen këto propozime do të mbahet  në ditën e Hënë (10.11.2011) nga ora 11.00.

Vlenë të përkujtojmë se në seancën e pestë më 19.07.2011 po ky i njejti propozim nga ana e këshilltarëve të Partisë Demokratike nuk ishte përkrahur të futet në rend dite nga ana e kryetarit të K.K. Jonuz Musliut me arsyetimin se nuk janë plotësuar kushtet procedurale, kurse tani edhe kjo pengesë është eliminuar.

Qytetarët e komunës Bujanocit me kënaqësi të madhe e pritën marrjen e kësaj iniciative dhe aprovimin e saj.Në një anketë të zhvilluar të para disa ditëve me qytetarët nga ana e gazetarëve të RTV-Spektrit, ishin dëgjuar propozime shumë interesante nga ana e qytetarëve.

Emrat më të shpeshta që dëgjoheshin nga qytetarët e që shprehin dëshirën t’i mbajnë rrugët e qytetitit ishin: Ridvan Qazimi (Komandant Lleshi). Rexhep Adili (Treneri) Qani Shabani (Mësuesi) Rexhep Hasani (i riu aktivist) Bektash Bektashi (Mësues) etj.

Seanca e rradhës e Kuvendit Komunal të Bujanocit pas një periudhe të gjatë kohore do t’i sjelle një gëzim  të pëlqyeshëm popullatës të kësaj komune.

 

RTV-Spektri

Bujanoc.

 

 

 

More resources on culturally responsive teaching whether you’ve been teaching diverse learners for years, or you’re just starting to think about know more how to incorporate crt into your classroom, these organizations and articles can help

5 Responses

  1. blero thotë:

    Pune te mbare pune e mire.Po ju te PD-se e kini kete marketing politike me qellim te perfitimit.Ku ishit qe tete vite qe si keni propozuar edhe nderruar keto rruge, s’ju ka lene hajnia.Tash edhe pak fushata elektorale premtime,rrena do t’ju besojme edhe kena me ju votu ju veq pritni.

  2. Salihi thotë:

    Ooooo Blero, a prap dole nga bira e miut a? Vetëm se kësaj here në lidhje me kët shkrim dhe në lidhje me këtë komentin tond askush hala nuk u lajmru, po get se mall mo nuk pot bojn, mvjen keq, pom dhimesh, ndrroje tash emrin hahahaha, po hardalli qe koke ti.

  3. Abdylazizi thotë:

    Edhe prej kësaj iniciative nuk ka me dal kurxho hic edhe pse shum pom pëlqen. Kshyrne vllazën kur të rroken këshilltarët shqiptar në kuvend, aj ti po ti, be bice – be nece, un pe propoz ti pe propoz edhe sbohet kurxho, na ka hi dreci neve, ska tesh ci ka me na pshtu, mos vet cka na ka xhet, Abdylazizi nga Konculi.

  4. blero thotë:

    Dal nga dal po vjen pranvera,po vijne zgjedhjet me rrena te reja.Deri dje gjenerata jone e shqiptareve te lugines kemi luftuar me (shkijet)tash ka ardhur koha qe keta burra me luftu mes veti,jo qe ka ardhur koha por keta vet e kan pru kohen,tash zhvishen fillojne te zbulohen dal nga dal edhe priti vrasjet.Mire me mend organizojne protesta per punet e veta qe kurr si kan kry kurr skan kerku kurr skan kembengul e tash popull me dal masovikisht jo s’eshte ai populli i viteve ’90-ta,zgjidhni tash vet problemet se vet i keni bere.

  5. Shemsa thotë:

    Her pas here kam lexuar komentet te cilat nenshkruhen nga autori “blero” cfar do teme apo shkrimi net jet, ky person “blero” paraqitet, dhe aq me shum qe i kam lexuar keto komente te ketij personi te semur aq ma shum po bindem se ky njeri nuk e meriton ti mundesohet paraqitja publike, len pershtypjen e njeriut problematik te cilit azgje nuk i pelqen dhe azgje nuk len pa kritiku, eshte pikpyetje se sa ki person ka identitet te paster shqiptari apo edhe gjak shqiptari. Kisha lutur personat pergjegjes te kosovalindore.com dhe rtv spektrit qe te ken kujdes me kso njerz dhe te lihen sa ma larg shoqris sepse keta fusin degjenerim, percarje, i përgojojn njerzit, paralajmrojn vllavrasje, per kta lloj njerz eshte njejt sikur hyp se te vrava, zhdryp se te vrava, nuk eshte ky i vetmi, persona me kso tabijati dhe shpirti te urrejtjes bajagi ka, rujna Zot. Shemsa.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch