Home » Lajme » Jo që nuk arritëm ti ndryshojmë emrat e rrugëve dhe të gëzohemi, por edhe na ofenduan, nënçmuan, e në fund edhe na mashtruan!

Jo që nuk arritëm ti ndryshojmë emrat e rrugëve dhe të gëzohemi, por edhe na ofenduan, nënçmuan, e në fund edhe na mashtruan!

Dita e Martë (11.10.2011) ishte paralajmruar si ditë që do të ndodhë një gëzim ashtu simbolik për popullatën e komunës së Bujanocit. Pritej të
na hjeken qafe emrat e rrugëve “Kosmetska”, “Cara Llazara”, “Karagjorgje Petrovica”, “Kralja Millutina” etj,etj.

Pritej bile të zbutej rezultati i disfavorshëm për shqiptarët 79 me 1.

79 mbajnë emrat e identitetit Serbë, 1 rrugë identifikon Shqiptarët.

Popullatës Shqiptare të komunës së Bujanocit edhe kësaj here i dështoi pritja për diçka të mirë që duhet të ja sjellin ata të cilët vetë i kanë zgjedhur.

Sa e vështirë sot ishte të jesh këshilltar komunal Shqiptar dhe të ndëgjosh ofendimet, nënçmimet, kërcnimet e në fund si shllag mbi tortën ju erdhi edhe mashtrimi që ja servuan këshilltarët Serbë së bashku me disa Shqiptar. Athua ata janë shumë të fortë apo këta tanët janë shumë të dobët, pajtoheni se nuk është vështirë të ja qëlloni përgjigjen.

4 këshilltarët e një subjekti të ri Shqiptar të posaformuar në njërën anë, dhe 21 apo 22 Shqiptar e Serbë këshilltarë në koalicion në anën tjetër zhvillonin një luftë të vërtetë për këtë pik të rendit të ditës.

Aspak nuk e patën lehtë këta këshilltarët e PVD-ës, LPD-ës dhe UDSH-ës të balansojnë dhe të dalin të pastër ndaj partnerëve të koalicionit të partive Serbe në njërën anë dhe t’i përgjigjen pozitivisht propozimit të 4 këshilltarëve tjerë Shqiptarë në anën tjetër. Në fund gjoja se u gjetë zgjidhja se si të shkohet përpara sa i përket iniciativës për ti ndryshuar emrat e disa rrugëve të kryeqendrës të Komunës tonë, u vendos që të formohet një komision prej 7 anëtarve që do të punojnë rrethë kësaj iniciative. Nuk u tha kush do të jenë ata persona, kur do të formohet komisioni, nuk u caktua as ndonjë afat kohor, u la në ajër kjo punë. Partneri i koalicionit të bllokut të partive shqiptare Stojanca Arsic, në foltoren e Parlamentit Komunal deklaroi: “kjo që ju shqiptarët këtu po e kërkoni kurrë nuk do të ndodhë, por ja që do të shohim si do të shkojë
puna e formimit të këtij komisioni”.

Çfar loje e flliqur është luajtur sot në Kuvendin Komunal të Bujanocit. Për fat të mirë e gjithë kjo u pa në ekranet televizive lokale.

E këta të zgjedhurit e popullit edhe më tej janë duke menduar se popullata nuk është duke i kuptuar lojrat dhe demagogjinë e tyre politike.

RTV – SPEKTRI

B U J A N O C

As I teach accounting, for example, I find that see the blog debits and credits alone don’t excite my students

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch