Home » Lajme, Opinione » JO   VETËM   VIZITA!

JO   VETËM   VIZITA!

Shkruan : Refik HASANI

Dje në Preshevë në vizitë ishte  Edi Rama , Kryetar i PSSH dhe ish-Kryebashkiak i Tiranës që ta promovoj librin e tij Kurbani.

Më shumë e porosisim ne , që Partia e z.Rama që e udhëheq të ndihmoj dhe të na tregoj se çka mundë t’na ndihmoj konkretisht. Grupi Socialist në Parlamentin  e Shqipërisë të kërkoj që të ngritet zëri . por edhe , p.sh. që universitete publike në Shqipëri për studentët nga këto tri komuna të lirohen nga pagesat , tua paguajn konviktet me akomodim e ushqim në të gjitha drejtimet e Fakulteteve e studimeve post-diplomike  . Të investojn në ndihmën që bibliotekat në këto tri komuna të furnizohen me libra , të investohet në monumentet të ruhen dhe konzervohen nga buxheti i Tiranës  , etj , etj .

***
Ne kërkojm që vizita të tilla nga liderëtë Partiak dhe shtetëror të bëhen vazhdimisht nëpër vendbanime dhe lokalitete  të shqiptarëve në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë edhe nga shkrimtarët të përmasave kombëtarë si Ismajl Kadare , Dritëro Agolli etj . Por edhe nga Akademikë ton në zë qofshin të Tiranës apo Prishtinës nga Ansamble profesionale e amatore të valleve dhe këngëve , nga artistë të Teatrove kombëtare të Tiranës dhe Prishtinës dhe qendrave tjera . Vizita të bëhen edhe nga Shoqatat e shkrimtarëvë , Katedra , institute që merren me ruajtjen e monumenteve të trashigimisë kulturor – historike që të evidentohen , që restaurohen dhe ruhen nënë përkujdesje të shtetit . Kjo nuk duhet të bëhet si vizitë vetëm në Preshevë por edhe në Bujanoc e Medvegjë . Nuk duhet harruar edhe shqiptarë në Malë të Zi , Maqedoni , Qamëri . Pa lën anash edhe  Arbëreshët në Itali  e Dalmaci të Kroacis dhe  diaspor në përgjithsi .

***

I përkujtojm opinionit  të gjërë që Ilir Meta vizitoi Beogradin por asnjë fjalë nuk shprehu se si i trajton shqiptarët në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë ku në at kohë , ishte  :  Zëvendës Kryeministër njëkohësisht Ministër i Punëve të jashtme dhe Kryetar i LSI-së . Por  edhe Edi Rama sa ishte Krybashkiak i Tiranës  e kishte shpërblye një artiste Serbe me qelësin e Tiranës . Partia Socialite e Shqipësisë është dashur kur ishte në pushtet të fletë dhe na mbroj të drejtat tona  . Kurse Presidenti i Republikës së shqipërisë Sali Berisha ia ka dhuruar një donacion Graqanicës Komunës sërbe të formuar në bazë të pakos  së Presidentit Ahtisari në një vlerë bukur të madhe . Nexhat Daci po ashtu vizitoi Preshevën dhe Bujanocin por kjo ishte vizitë shumë e vonuar që ishte dashur të bëhet sa ishte Kryetar i Parlamentitë të Kosovës . Tirana duhet t’na ndihmoj neve  shqiptarëve në krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën admnistrimin e Serbisë duke  ndihmur në shkolimin e kuadrove por edhe në shtraurjen e ksaj teme në  të gjitha nivelet që çështja e shqiptarëve në këtë krahinë nuk është zgjidhur ku jemi  të diskriminuar në të drejtat individuale dhe ato kelektive.

***
Parshtrohet pyetja sa jan duke e ndihmuar Tirana dhe Prishtina shqiptarët në këto troje të veta dhe në  diasporë . A kan  dy qeveritë tona ndonjë program  dhe strategji veprimi  .  Pse deri më tani  dy parlamentet nuk ka patur fare disktutime që të miratojn ndonjë rezulutë lidhur me shkeljen që bënë Beogradi për shkeljn e të drejtave të njeriut ndaj neve shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë . Në kuadër të Komisioneve parlamentarë të ngritën grupe punuese që të kërkohen mundësi për ndihmë që duhet na afruar neve . Prishtina e Tirana  për një dekadë kan investuar vetëm  në një mijë Abetare dedikuar  neve shqiptarëtve të ksaj Krahine .

***

Manifestime ,  Akademi dhe shenimet tjera kombëtare të ndryshme të mbahen edhe  në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë . Jo vetëm të mbetemi dhe ngopemi me vizita po na duhen edhe mbështetje morale , kombëtëre e institucionale  . Na duhet përkrahje konkrete të shijojm të arriturat kombëtara në art , kulturë , arsim  . Të gjejm mbështtej të rregulltë të vazhdushme të shprehura qartë se në cilat fusha duhet dhe ka obligim moral , kombëtar e instituciona të ndihmoj Tirana dhe Prishtina .
29.01.2012

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch