Home » Lajme, Ndërkombëtare » Joe Biden President i ri – Amerikë jam i nderuar që më zgjodhe!

Joe Biden President i ri – Amerikë jam i nderuar që më zgjodhe!

Kandidati demokrat Joe Biden ka falenderuar popullin amerikan për zgjedhjen e tij për president të ShBA-së.

Joe Biden është presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi ka fituar në zgjedhjet presidenciale. Fitorja e Bidenit është konfirmuar të shtunën pasi fitoi 20 votat elektorale të Pennsylvanias pas disa ditësh numërimesh. Triumfi në Pennsylvania e ngriti votën e përgjithshme elektorale të Bidenit në 284, duke tejkaluar pragun prej 270 votash të mjaftueshme për ta fituar pozitën e presidentit në Shtëpinë e Bardhë. 

Biden ka reaguar pas konfirmimit të fitores nëpërmjet një deklarate, ku është zotuar se do të jetë president i të gjithë amerikanëve.

“Amerikë, jam i nderuar që më keni zgjedhur muar për të drejtuar vendin tonë të mrekullueshëm. Puna që na pret përpara do të jetë e vështirë, por ju premtoj këtë, do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve, pavarësisht a keni votuar për mua apo jo. Unë do ta mbaj besimin që keni vënë në mua”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch