Home » Lajme, Vendore » Johaness Hahn: Duhet kohë dhe durim për heqjen e vizave

Johaness Hahn: Duhet kohë dhe durim për heqjen e vizave

Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johaness Hahn, tha se e kupton problemin e vizave dhe padurueshmërinë që kanë në Kosovë politikanët dhe qytetarët, pro janë disa rregulla që duhet të shkojnë në procedurë.

Ai tha se duhet kohë për të marrë vizat, nëse i marrin kohën që u është dashur Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

‘Kërkoj durim edhe për disa muaj, që shtetet anëtare të BE-së do të marrin vendim për vizat. Puna është kryer nga Kosova dhe ishte radha jonë të implementojmë dhe kjo ka nisur me raportin dhe është marrë Parlamenti, i cili ka vendosur me një shumicë. Tash çështja ndodhet në Këshillin Evropian, i cili merr më së shumti kohë për ta kaluar këtë hap të procesit dhe kam besim dhe se data 2020 është më realiste, por mos u mbani peng i numrave””, tha ai.

Hahn se janë duke punuar në perspektivën për gjashtë shtetet e rajonit për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.“Njëri ndër kriteret është zgjidhja e çështjeve të hapura, duhet të punohet në reformat për të ecur përpara”, tha ai në konferencë për media transmeton RTKlive.

Sipas tij në vitet e fundit kanë pasur rritje të tregtisë rajonale. “Tregtia me BE-në dhe rajonin është rritur shumë. Kosova ka punuar shumë për të kontribuar në zonën ekonomike rajonale. CEFTA këtë javë ka konferencën që do të mbahet në Kosovë dhe ka qëllim për të rritur tregtinë”, tha ai.

Hahni tha se është i zhgënjyer me vendimin e qeverisë për taksën prej 100%. “Ne jemi në dijeni me vështirësitë që janë në tregti, unë kam propozuar në të gjitha takimet e mia që të fokusohemi në çdo gjë për të zgjidhur problemet ne tregti për të dy shtetet”, tha ai. Sipas tij të rinjtë e rajonit po ikin për të shkuar në vende të ndryshme.

 

Autor: RTKlive

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch