Home » Lajme, Ndërkombëtare » Johannes Hahn e ka cilësuar si “të mirë dhe të hapur”, diskutimin me Haradinajn

Johannes Hahn e ka cilësuar si “të mirë dhe të hapur”, diskutimin me Haradinajn

Pasi nuk kishte konferencë për media, Hahn dhe Haradinaj zgjodhën rrjetet sociale të tregojnë për temat e diskutimit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, Hahn ka vlerësuar se Kosova mund të përparojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Vizita e parë e vitit 2019 është në rajon, në Prishtinë. Pati një diskutim të mirë dhe të hapur me kryeministrin Haradinaj dhe ministrat e tjerë. Duke shpresuar që të punojmë ngushtë me të gjitha temat e hapura, Kosova mund të përparojë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Hahn.

Takim të rëndësishëm me Hahnin, e cilësoi edhe kryeministri Haradinaj.

Ai në Facebook tha se pret që të merret një vendim i shpejtë për liberalizimin e vizave.

“Në takim me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, ritheksova se pozicioni i Kosovës është i palëkundur në rrugën e integrimeve drejt BE-së. Në këtë drejtim, kemi shënuar progres në agjendën europiane dhe pas përmbushjes në tërësi të kritereve për liberalizim presim një vendim të shpejtë, që të na njihet e drejta e lëvizjes së lirë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch