Home » Lajme, Vendore » Jonuz Musliu pret zv. Ministrin e Integrimeve Evropiane të Kosovës Ramadan Ilazin dhe Ambasadorin Valdet Sadiku

Jonuz Musliu pret zv. Ministrin e Integrimeve Evropiane të Kosovës Ramadan Ilazin dhe Ambasadorin Valdet Sadiku

Musliu - Ramadan Ilazi dhe Ambasadoridhe Sadiku-2Në selin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, priti në një takim pune zëvendës Ministrin e Integrimeve Evropiane të Republikës së Kosovës, Ramadan Ilazi dhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku.

Gjatë takimit u bisedua për forcimi e bashkëpunimit rajonal ne kontekst te procesit të integrimit evropian, me çrast u konstatua se Serbia dhe Kosova kanë një të ardhme të përbashkët në kuadër të Bashkimit Evropian.

“Kjo është vizita e parë në Luginë të Preshevës nga një anëtarë i ekzekutivit të Qeverisë së Kosovës, për çfarë ne falemnderuam zv/Ministrin Ilazi dhe i shprehëm mirënjohje për interesimin e tij edhe rreth këtij rajoni” theksoi kryetari Musliu.

Gjat takimit delegacioni i  Kosovës theksoi se Qeveria e Kosovës është e interesuar për të promovuar bashkëpunimin sa më të afërt ndërmjet 2 shteteve tona.        Në ketë drejtim, ne jemi te interesuar për të përgatitur projektet e përbashkët për mbështetje ne kuadër te Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar te fondeve te BE-se. Projektet e tilla do te promovojnë bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve qe jetojnë në 2 anët e kufirit dhe do te kontribuojnë në përafrimin edhe me te madh kulturor, ekonomik dhe social.

Vlen të theksohet se vizitat e zyrtarëve qeveritar dhe shkëmbimi më i madh ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve dhe adresimin e sfidave të ndryshme përmes dialogut.

 

Bujanoc, 20.04.2015                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së

KN-Kumtese 20.04.2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch