Home » Lajme, Vendore » Jonuz Musliu – shteti nuk distribuon politika afirmative ndaj pakicave

Jonuz Musliu – shteti nuk distribuon politika afirmative ndaj pakicave

KN-Kumtese 09.12.2014K U M T E S Ë

 

Krytari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, dje ka marrë pjesë në konferencën e organizuar në Beograd nga Qendra për Hulumtimin e Etnicitetit dhe Rrjeti për Interkulturalitet për “politikat e pakicave” dhe “distancës ndëretnike”.

Edhe në këtë konferencë është konstatuar se shteti nuk distribuon politika afirmative ndaj pakicave dhe se distanca më e madhe e mazhorancës së popullatës është kundrejt shqiptarëve.

Në këtë konfercë kryetari Musliu vuri theksin në diskriminimin sistematik që po ushtrohet nga shteti kundrejt shqiptarëve, cikël i cili edhe më tej po vazhdon që nga vitet e 90-ta vetëm i modifikuar në metoda perfide.

Ish-ushtarët e UÇPMB-së edhe më tej arrestohen, përkundër Ligjit për Amnesti të vitit 2001, edhe më tej përndjeken pa rrespektimin e normave ligjore, ende merren në biseda informative pa rrespektimin e procedurave dhe standardeve.

Përkundër luftës që është bërë në Luginën e Preshevës për zgjedhjen e problemeve të shqiptarëve edhe më tej problemi politik i shqiptarëve nuk është zgjedhur.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës ende nuk gëzojnë të drejtat e siguruara me konventat ndërkombëtare dhe standardet evropiane, siç është edhe e drejta në lëvizjen e lirë.

Gjithashtu, është evident diskriminimi në arsim, kulturë, informim, përdorim zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip si dhe përdorimi i lirë i simboleve kombëtare.

Ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës po ushtrohet diskriminim i një faze tjetër me pasivizimin e vendbanimeve pa procedura të qarta, me ç`rast i mohohen një korpus i tërë i të drejtave duke filluar nga mohimi i shtetësisë, të drejtës në pronë etj.

Në këtë konferencë morën pjesë edhe të gjithë kryetarët e Këshillave Kombëtare të pakicave nacionale ku të gjithë së bashku me panelitët tjerë u dakorduan se dikriminimi ndaj shqiptarëve është më i theksuari. Gjithashtu u dakorduan për të kërkuar që tekstet shkollore të mund të importohen nga shtetet amë.

 

 

 

 

 

Bujanoc, 10.12.2014                            Shërbimi për informim i KKSH-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch