Home » Lajme, Politikë, Vendore » Jonuz Musliu: Të bashkohen trojet, nuk na intereson Evropa

Jonuz Musliu: Të bashkohen trojet, nuk na intereson Evropa

Kryetari i Këshillit Nacional për Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu, ka theksuar se nëse vazhdon kjo gjendje e shqiptarëve në rajon, atëherë duhet të mendohet për bashkimin e trojeve shqiptare.
Ai në emisionin “Info Box” të RTV Dukagjini e raporton rtvpresheva.com ka theksuar se “Evropa nuk është e interesuar për shqiptarët: njëherë standardet, më pas Demarkacioni, Asociacioni”.

“Nuk e sheh Kosovën në Evropë. Çka duhet të bëjë Kosova, qoftë edhe qeveria tjetër, që Evropa ta marrë nën sqetull. Kemi pritur pas Luftës së Dytë Botërore, kemi pritur vitin 1999, pastaj vitin 2001, ju kemi drejtuar disa herë që të ulemi të bisedojmë. Nuk është marrë parasysh asnjë kërkese e shqiptarëve”, ka thënë Musliu.

Sipas tij, “nuk është besuar që do të ndodhë Pavarësia e Kosovës dhe ka ndodhur”.

“Edhe bashkimi i shqiptarëve do të ndodhë, vetëm se duhet vullnet. Duhet të bashkohen kokat që bashkohen tokat”, ka thënë Musliu.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore