Home » Lajme, Vendore » Jonuz Musliu u takua me një delegacion të BIPBM-së të prirë nga imami Bejtulla Bejtullahu

Jonuz Musliu u takua me një delegacion të BIPBM-së të prirë nga imami Bejtulla Bejtullahu

KNSH foto 19122014K U M T E S Ë

 

 

 

Krytari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu, në selinë e këtij institucioni u takua me një delegacion të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM) të prirë nga imami Bejtulla Bejtullahu.

Imami Bejtulla Bejtullahu e përgzoi për zgjedhjen në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliun duke theksuar se ky institucion është i rëndësishëm dhe se bashkupnimi i ndërsjell nuk do të mungoj as në të ardhmen.

Kryetari Musliu duke i falenderuar imamët nga BIPMB për angazhimin e tyre theksoi se mbi të gjitha duhet të mbretërojë mirkuptimi dhe bashkëpunimi.

“Është më se e nevojshme që bashkarishtë të angazhohemi në avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave fetare të shqiptarëve në Luginës së Preshevës dhe duhet nvepruar në kuadër të ruajtjes së substancës kombëtare të shqiptarëve dhe zgjedhjen e problemit politik. Andaj, në këtë kontekst përgjegjësit dhe obligimet janë më të mëdha, por të gjitha sfidat do ti tejkalojmë bashkarisht” theksoi Musliu.

Gjatë takimit u diskutuan të gjitha çështjet me rëndësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës si dhe sfidat që na presin në të ardhmen si KKSH-në dhe BIPMB-në.

 

 

 

 

 

Bujanoc, 18.12.2014                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress