Home » Lajme » Jose Mourinho “zhduket” sërisht

Jose Mourinho “zhduket” sërisht

Një ditë pasi u shfaq para mediave spanjolle për herë të parë nga muaji prill, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho u zhduk sërish. Kjo ndodhi pas deklaratave të tij që “nuk do ta heshte dot njeri”. 

Trajneri portugez nuk u paraqit në konferencën për shtyp pas barazimit të skuadrës së tij 2-2 kundër Barcelonës në Santiago Bernabeu, të dielën, në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.

Asistenti i tij, Aitor Karanka tha se Mourinho nuk u paraqit për shkak se “kjo ishte një dinamikë të cilën e kemi përdorur vitin e kaluar”.

Karanka zëvendësoi Mourinhon në konferencat për shtyp nga prilli, kur portugezi ishte dënuar për pesë ndeshje pas kritikave ndaj UEFA-s dhe gjyqtarëve që, sipas tij, favorizonin Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Për herë të parë prej asaj kohe, Mourinho u kthye të shtunën dhe tha se “Askush nuk mund të më hesht”.

With that in mind, they began creating itunes http://writemypaper4me.org/ u courses and ibooks to teach other kids

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch