Home » Lajme, Ndërkombëtare » Josep Borrell: Arritja e një marrëveshje përfundimtare është çështje muajsh

Josep Borrell: Arritja e një marrëveshje përfundimtare është çështje muajsh

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian Josep Borrell ka deklaruar se procesi i dialogut do të ndihmojë Kosovën dhe Serbinë në rrugëtimin e tyre drejt familjes së madhe evropiane dhe se arritja e një marrëveshje përfundimtare sipas tij mund të jetë çështje muajsh.

Ai këto komente i bëri sot pas takimit me ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë interesimit të mediave lidhur me mbarëvajtjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe se kur do të mund të përfundojë ky proces në afate kohore.

Borrell ka pranuar se procesi i dialogut nuk është aspak i lehtë, por tha se është e domosdoshme gjetja e një zgjidhje për të cilën janë duke u angazhuar të dyja palët dhe sipas kësaj ai beson se një zgjidhje e mundshme do të arrihet brenda disa muajve.

Borrell: Arritja e një marrëveshje përfundimtare është çështje muajsh

“Ky është proces kompleks, nuk është i lehtë. Mirëpo bisedimet po vazhdojnë. Kemi pasur tri takime të nivelit të lart në mes presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, nuk është e lehtë, mirëpo të dy palët kanë shprehur gatishmëri, t’i çojnë përpara bisedimet, pavarësisht çështje të dhimbshme të komplikuara që kanë pasur. Që të dy palët kanë deklaruar se e kanë prioritet të lartë integrimin në Bashkimin Evropian. Gjetja e një zgjidhjeje është e domosdoshme për rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Personalisht, besoj se arritja e një marrëveshje përfundimtare është çështje muajsh, jo vitesh”, u shpreh Borrell.

Kryediplomati evropian i cili vjen nga Spanja, një shtet ky që vazhdon të hezitojë të njohë pavarësinë e Kosovës, ka folur edhe rolit të Bashkimit Evropian në procesin e dialogut, e për të cilin tha se ka të bëjë vetëm me ndërmjetësim dhe jo përmes imponimit të zgjidhjes përfundimtare.

Borrell: Mirëpresim SHBA në dialog, por BE-ja ka rol udhëheqës

“Të dy palët janë duke u angazhuar. Mirëpo ne vetëm ndërmjetësojmë, nuk imponojmë. Disa marrëveshje duhen implementuar, e për disa të tjera duhet të arrihet mirëkuptim. Ekziston vetëm një dialog, ai që udhëhiqet nga ne. Ne i mirëpresim të gjitha iniciativat dhe mbështetjet, ne i mirëpresim SHBA si partner i rëndësishëm, mirëpo ai që ndërmjetëson dhe udhëheq procesin është BE. Ata të cilët duan të jenë pjesë e BE-së, duhet të kenë marrëdhënie të mirë fqinjësore”, ka thënë Borrell.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch