Home » Lajme » Ju dhemb koka? Blini vibrator!

Ju dhemb koka? Blini vibrator!

Se vibratori është i domosdoshëm për secilën femër, e sidomos për ato që nuk kënaqen nga raporti seksual me partnerin, tregon fakti se përdorimi i tij ndihmon në gjendjet depresive, relakson dhe zvogëlon ankthin.

Dyqanet e ‘lodrave’ seksuale në vitet e fundit janë bërë gjithnjë e më të popullarizuar, ndërsa vend të veçantë mes lodrave zënë vibratorët. Meshkujt thuhet se janë më të guximshëm kur dëshirojnë të blejnë gjëra të ‘specializuara’, ndërsa femrat vendosin për diçka të tillë vetëm si dhuratë për shoqen ose në mënyrë diskrete përmes internetit.

Ekspertët mendojnë se femrat kanë nevojë për vibratorë edhe kur janë në lidhje, megjithatë ato frikësohen nga reagimi i partnerëve të tyre. Mirëpo, ekspertët amerikanë thonë se femrat duhet t’ua shpjegojnë partnerëve të tyre se lodrat e tilla do t’i kënaqin të dyja palët dhe do t’ua pasurojnë jetën seksuale.

Krahas kësaj, shkencëtarët thonë se arritja e orgazmës, është e dobishme edhe për mposhtjen e dhimbjeve dhe migrenës, prandaj në raste të tilla, vibratori është shumë i shëndetshëm dhe zgjidhje më argëtuese në vend të tabletave analgjetike, përdorimi i të cilave po rritet nga dita në ditë.

Does he use http://topspying.com/ euphemisms like drama or messing around

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch