Home » Opinione » ”JU FALËNDEROJMË NGA ZEMRA PËR BASHKËPUNIMIN E FILLUAR!”

”JU FALËNDEROJMË NGA ZEMRA PËR BASHKËPUNIMIN E FILLUAR!”

LETËR FALËNDERIMI 

E nderuara Kryesi e Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë,

E nderuara znj. Yllka Beçi-Kryetare,

I nderuari Prof. Murat Gecaj-sekterar i Përgjithshëm

                                                             -Tiranë

 

Me rastin e 5-vjetorit të themelimit të Qendrës Kulturore Shqiptare ”Migjeni”, të Revistës “Dituria”, 4-vjetorit të emisionit të parë në gjuhën shqipe, NË Radio ”Dituria”, në Borås të Suedisë dhe 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me në krye Prof. Sokol Demakun, Bahtir Latifin e të tjerëve, u organizua një manifestim kulturor i nivelit të lartë, si për nga pjesëmarrja, ashtu edhe për nga paraqitja e vlerave krijuese. Mirëpo, të veçantat e këtij manifestimi ishin pjesëmarrja e krijuesve nga Shqipëria: Prof. Murat Gecaj, Prof. Viron Kona, Kumrije Gurmani e Kozeta Hoxha dhe përurimi i librit ”MIKU I MADH I SHQIPTARËVE, ULLMAR QVICK (MONOGRAFI)”, i autorit Prof. Fetah Bahtiri, që i dhanë një shpirt kulturor këtij manifestimi.

Në kuadër të këtij organizimi, ndër të tjera, nga Ju, Kryesia e Shoqatës aë Arsimtarëve të Shqipërisë, disa anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë ”Papa Klementi XI-Albani” në Suedi, iu ndanë ”Mirënjohje”. Këto ”Mirënjohje”, për ne që jetojmë e veprojmë këtu në Suedi, janë dhe do të mbeten ndër mirënjohjet më të dashura, më të dëshiruara dhe më të rëndësishme, aq më parë kur kemi parasysh faktin se ato vijnë në kohën e shënimit jubilar të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shipërisë.

 

E nderuara Kryesi e Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë,

Motra dhe vëllezër!

Mirënjohjet” Tuaja, jo vetëm se krijojnë horizonte të reja bashkëpunimi në krijimtari, por kryekreje janë lidhje e një bashkëpunimi shoqëror dhe vëllazëror. Bashkëpunimi ynë ka një domethënie shumëdimensionale, sidomos për ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kulturor dhe shpirtëror të njeriut, që është i vuajtur në mërgim, me ndjenjën e mallit të pashuar për Atdheun dhe vendin e lindjes.

Kështu, po krijohet katërkëndëshi: Shqipëri, Kosovë, Iliridë dhe Mërgatë, i cili është dhe do të mbeten një trung i pathyeshëm në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare, kudo që ndodhemi.

Ju falenderojmë nga zemra për bashkëpunimin e filluar dhe për ”Mirënjohjet” e Tuaja, që na i ndatë. Ne këtu në mërgim ato ”Mirënjohje”, nga ana e një institucioni të Nënës-Shqipëri, i marrim nxitje për punën tonë të mëtutjeshme, në përhapjen dhe ruajtjen e vlerave kombëtare shqiptare, të traditave dhe të kulturës sonë.

  

Stockholm, Suedi,                              Hysen Ibrahimi,

më 18 prill 2012                          kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve

                                 dhe  Krijuesve Shqiptarë, ”Papa Klementi Xi Albani”

                                                                                            për   Suedinë

 

—————————————————————————————————————–                                                 

 

 

I nderuar z. Hysen Ibrahimi,

kryetar i SHSHAKSH, Suedi

 

Ju përshendesim përzemërsisht nga Tirana!

Mëngjesi i ditës se sotme solli një befasi të këndshme dhe një kënaqësi të veçantë për ne. Pra, përmes Internetit, ne morëm një “Letër Falënderimi”, me nënshkrimin Tuaj, dërguar nga Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë, ”Papa Klementi XI-Albani”, për Suedinë. 

Me këtë rast, ne ju falënderojme nga zemra dhe ju urojmë sa më shumë arritje e suksese në përmbushjen e synimeve tuaja, në keto fusha të rëndësishme të jetës e veprimtarisë suaj. Duke qenë emigrantë shqiptarë, në vendin ndër më socialët e demokratikët në botë, juve u janë krijuar aty në Suedi të gjitha mundësitë e hapësirat e përshtashme, që ta ndieni veten “si në shtëpinë tuaj”. Kështu, ju po punoni me rendiment të lartë e pandërprerje, për nxitjen dhe mbeshtetjen e talenteve e të krijuesve në fusha të ndryshme dhe për njohjen e përhapjen masivisht të traditave shumë të çmuara të popullit tonë shqiptar, si ndërmjet bashkatdhetarëve tanë atje, por dhe rinisë e popullit mik suesez.

Me respekt të thellë dhe me urimet me të mira për Ju, kryetar i SHSHAKSH në Suedi, për kryesinë dhe gjithë anëtarët e saj:

 

Nga kryesia e Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë:

Yllka Beçi, kryetare

Prof. Murat Gecaj, sekretar i Përgjithshëm

Tiranë, 20 prill 2012

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch