Home » Lajme » Ju kujtohet ky skenar – Dhjetë vite pas vrasjes së familjes Koraçi

Ju kujtohet ky skenar – Dhjetë vite pas vrasjes së familjes Koraçi

Dhjetë vite më parë, në ditën e 22 marsit dy trupa njerëzish binin në tokë, të dorëzuar para breshërive të plumbave të forcave speciale maqedonase dhe ndërkohë të ndjekur edhe nga fokusi i kamerave dhe fotoaparateve të gazetarëve të huaj.

Ishin babë e bir, Razim dhe Ramadan Koraçi, të cilët u vranë dhe kjo vrasje e tyre mbeti një mister i pazbuluar dhe pa hetuar se çfarë në të vërtetë ndodhi në atë ditë kur kishte nisur zgjerimi i konfliktit në rajonin e Tetovës dhe familja Koraçi nga lagja Drenoc e Tetovës,  po bëhej gati që të  braktisë shtëpinë.

Sot familja e tyre, asesi nuk mund të shkëputë kujtimin, për siç thonë dy shtyllat kryesore familjare.

“Askush nuk u interesua për ne, pas atij konflikti dhe pas të keqes sonë familjare. Babai dhe vëllau i vrarë ishin një argument i fortë për politikanët shqiptarë se si vriten civilë

të pafajshëm, por asgjë, na harruan, duke shikuar kolltuqet e tyre për pushtet”, thekson Sherif Koraçi, një nga anëtarët kryesor të kësaj familje, i cili thekson se vrasja e babait dhe vëllait të tij duhet të nxitet dhe të kërkohet shqyrtimi i saj në ato rrethana se si ndodhi, pasi që janë filmimet dhe ka shumë argumente.

Ekzekutimi- i vranë mizorisht

Vëllai Sherifi rrëfen se si mund të shëtisin të lirë dhe të avancohen ata policë që duken në vendin e ekzekutimit të të afërmve të tij. Ai thekson se vrasja ka qenë një hakëmarrje, pasi që vetë ai ka qenë një ish-pjestarë i UÇK-së. “Si është e mundur që në atë zonë të kenë kaluar aq shumë vetura dhe pikërisht të ndalohet ajo ku ishin babai dhe vëllai im dhe më pas të ndodhte kjo vrasje kaq e tmerrshme. Si kanë mundur të ekzekutojnë ashtu

mizorisht, kur ata nuk kanë pasur asnjë lloj arme, sepse gjithçka pastaj qe e heshtur dhe e shpifur, pa asnjë argument. Policia ka mund t`i ndalojë dhe t`i arrestojë, por jo,  këtu fshihet misteri se ata menjëherë u goditen me breshëri armësh”, thekson Shefi Koraçi,

duke shtuar se në këtë veprim kanë pasur gisht edhe spiunë të ndryshëm vetëm e vetëm për të eliminuar dy anëtarët e familjes sonë, e cila ka dhënë kontribut për çështjen kombëtare në forma të ndryshme. Ai nënvizon se duhet të dal në sheshë drejtësia dhe të thyhet heshtja disa vjeçare për këtë krim të forcave speciale maqedonase.

Familjarët theksojnë se në ditën e vrasjes, ata po bëheshin gati për të tërhequr gratë dhe fëmijët në Kosovë dhe për këtë ishin bërë gati të gjithë dhe vetëm prisnin ardhjen

e Razimit dhe Ramadanit. Vetëm me 50 euro ndihmë sociale Për plakën e thyer Nebije Koraçin dhimbja është dyfishtë, për humbjen e burrit dhe djalit të saj. Ajo ka veshur vellon e zezë dhe kur vijnë festat ajo është krejt zemërvrarë, krejtësisht e vuajtur

dhe e shkatërruar. Përveç kësaj, ajo shprehë shqetësimet edhe për ekzistencën e kësaj familje, të cilës i`u zhdukën dy shtyllat e familjes. Ramadani i vrarë ka lënë pas

vetes tre fëmije dhe të shoqen, të cilët mezi ballafaqohen me kushtet e jetesës, për shkak të papunësisë dhe fëmijëve të vegjël. Ato mezi e mbulojnë muajin me 50 euro ndihmë

sociale. Vajza më e madhe Tahire Koraçi është studente në USHT, ndërsa Lulëzimi dhe vajza e vogël Edlira vijojnë shkollën fillore.  Edhe ata vazhdimisht përkujtojnë babain dhe gjyshin e tyre,  mirëpo ngushëllimin gjithmonë e gjejnë tek gjyshja e tyre. “Nuk ka

çast të vetëm që nuk e kujtoj atë dramë dhe thellësisht e ndjejë mungesën e tyre, ndërsa gjithë jetën do t’a kem të paktën një hakmarrje të fshehtë brenda vetes.Vetëm unë

e dij se si mund të jetojë më pas një njeri që ka parë diçka të tillë”, rrëfen Nebije Koraçi.

Një rast i dhimbshëm dhe i veçantë në këtë familje është vajza e vogël Edlira, e cila nuk arriti të shof babain e saj, pasi që lindi vetëm disa muaj pas ekzekutimit të tij nga policia speciale maqedonase.

Ajo çdoherë kur dëgjon se po bëhetfjalë për vrasjen e babait të tij, mbushet me lotë dhe dhembje.  Edlira jeton dhe pret kthimin e babait të saj, i cili ndodhet në një vend të largët dhe do të vijë një ditë. Edlirës kështu ia kanë treguar të vërtetën e prindit të saj duke mos

dashur të trazojnë këtë botë fëmijërore, por ajo të vërtetën do ta mësonte një ditë kur dikush nga shoqet i pat thënë se babain i`a kanë vrarë në luftë. Ajo kishte vrapuar

drejt shtëpisë për të pyetur të ëmën Sadeten, por ajo sërish ia kishte përgënjeshtruar lajmin duke i thënë se ai do të kthehet në mesin e tyre.

Policia pretendon se kishin bomba

Ministria e Brendshme e Maqedonisë lidhur me këtë vrasje u deklarua se se gjatë bastisjes së dy personave, të cilët kanë tentuar ,të hedhin bombë mbi punktin policor, në rrugën “Ivo LlollaRibar”, në afërsi të lagjes Drenovec në Tetovë, janë gjetur tri

bomba. Sipas policisë maqedonase, në momentin kur njëri nga të vrarët ka tentuar ta hedhë bombën mbi punktin policor, një pjesëtar i MPB-së e ka vërejtur këtë dhe ka hapur zjarr ndaj tij, me ç’rast e ka penguar tentimin. (Urim Salihu)

Virtual field trips via scholastic teachers 10 of www.essaysheaven.com the best virtual field trips by meris stansbury via eschoolnews dr

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch