Home » Lajme » Ju lutemi për ndihmë nga OJQ “JETA NË KASTRIOT”

Ju lutemi për ndihmë nga OJQ “JETA NË KASTRIOT”

Ne përkujdesemi për mbi 216 femra të përdhunuara dhe 47 jetimë të kësaj kategorie.  Zakonisht, çdo muaj  ne u sigurojmë gjërat elementare për të jetuar 120 familjeve, ndërsa tani numri  i atyre që  u sigurojmë pako ushqimore është  zvogëluar  shumë. Këtë herë na kanë mbetur pa i siguruar edhe 70  pako ushqimore për  muajin maj dhe përgatitjet për  muajin e Ramazanit që këto familje të kanë mjaftueshëm ushqim së paku gjatë muajit të mëshirës.

Pasi që nuk kemi zgjedhje tjetër, nuk kemi donacione, ju lutemi të blini disa  libra me titullin “Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”, në gjuhën shqipe ose gjermane, me çmim prej 10 € për një libër dhe mjetet të derdhen në xhirollogarinë organizatës ose drejt për së drejti ju mund  të bleni pako ushqimore për ti dhuruar për nevojtaret.. Edhe në libër janë përjetimet e femrave të dhunuara. Nga shitja e librit,  ne shpresojmë ti sigurojmë  këto  pako ushqimore  si dhe  veshmbathjeve  për fëmijët e viktimave dhe fëmijëve  skamnor.  Në mesin e  viktimave  ka femra të traumatizuara që nuk kanë mundësi  të kërkojnë ndihmë(lëmosh) si dhe të atilla që kanë plagë të hapura në fytyrë dhe trup  që nuk mund të dalin të kërkojnë ndihmë diku, ose ato që nuk janë të vetëdijshme.

Ju lutemi kontribuoni  për t’ua kthyer buzëqeshjen edhe për një çast  këtyre familjeve,  duke ua lehtësuar dhimbjen këtyre nënave,  duke ua bërë jetën më të lehtë. 

 

Pakoja e gjërave ushqimore dhe sanitare  për viktimat përmban :1 kg krip,  2 qese makarona,  2 qese shpageta,  2 qese oriz, 1 biber për gjella,  shtojcë për gjella ( vegeta),  1 paketim djathë të butë( që shërben edhe për pite),1 paketim xhem ose krem, 2 pashtet ose krem për lyrje buke, 200 gram  kafe, 3 kg sheqer,  2kg patate, 2kg qepë , 2 kg fasule, 2 kg perime,  200 gram çaj , 1 thes detergjent për rroba ,1 shampon për flokë,  1 shampon për duar, 1 pastë për dhëmbë, një dezinfektues për banjo, 1 komlet shpuza per enë,  1 kg suxhuk ose  gjysmë kg mish, 3 litra vaj.    Mishi dhe suxhuku  zakonisht zëvendësohet me  kavanoza (konserva ) pasi ka mundësi më të mira për ti ruajtur.(pasi shumica nuk kanë frigorifer). Nëse  ka mundësi një mini ëmbelsirë.

 

Kontributi juaj do të reklamohet tek www.vajzat.com
Nëse ju dëshironi të ndihmoni, ju lutemi na kontaktoni në telefonin  (0377) 044 209 651  ose nëse vendosni të na ndihmoni  me mjete, këtë mund ta bëni në xhirollogarinë e Organizatës, ndërsa ne ju sjellim librat. Ju lutem lehtësoni jetën e atyre që kanë shumë nevojë për ndihmën dhe përkrahjen tuaj.
Xhirollogaria e Organizatës : 

ProCredit Bank ,Numri i pranuesit : 1110172740000153
emri dhe mbiemri i pranuesit : NGO- Shoqata e gruas  JETA NE KASTRIOT,

Adresa : Rruga “Hajdar Dushi” hyrja 2 numër 5 Prishtinë- Kosovë

Kush jemi ne:
Organizata e gruas “Jeta në Kastriot”, është organizatë e regjistruar dhe ka numrin e regjistrimit 5100725-5, si dhe ka statusin e benificuar. Ne përkujdesemi për 316  femra të cilat janë të dhunuara fizikisht dhe  seksualisht nga policia dhe ushtria serbe gjatë  luftës së fundit dhe tani  ato kanë  nevojë për trajtim mjekësor dhe ndihma të tjera … Deri më sot  punojmë një ekip prej 15 vetash që bëjmë punë vullnetare dhe që ndihmojmë femrat të cilat kanë qenë viktima të dhunës seksuale, fizike  dhe psikike,  të cilat kanë nevojë dhe tash janë në  mbështetjen tonë. Ne gjatë punës në terren kemi identifikuar 2019 femra të cilat janë dhunuar,  të cilat tash për tash përveç se 114 prej tyre që kanë plagë të dukshme në trup (kanë gjinj të  prerë, gishtërinjtë të këputur, 9 me një sy të verbuar ose të dëmtuar që nuk sheh fare dhe 37 me plagë të hapura në fytyrë, kanë prerje të ndryshme në trup, djegie me cigare dhe gjëra tjera, etj.). Tri nga ato kanë bërë vetëvrasje gjatë vitit që shkoi. Ato janë në gjendje të rëndë shëndetësore, psikike ato detyrohen të kujdesen përveç për veten  edhe për fëmijët që në këtë rast nga të gjitha të dhunuarat, 2016 femra të dhunuara sa ne i mbajnë nën përkujdesje mjekësore, ato kanë 107 fëmijë që rriten jetimë dhe vetëm nën përkujdesen e nënës, e cila është nën  presion e dhunimit, frikës, skamjes  dhe përbuzjes nga rrethi, institucionet,  ndërsa  të braktisura nga burrat  janë 386 gra për shkak se kanë qenë të dhunuara. Ne përpiqemi që përveç ndihmës profesionale të mjekëve që janë të gjithë profesionistë, që së paku për disa kohë t’i  financojmë fëmijët e tyre përmes trajtimit mjekësor t’i largojmë nga gjendja e vështirë dhe që kohë më pas ato të mund të gjenden në shoqëri, pasi t’i kenë  kaluar problemet psikike dhe fizike, të mund të gjenden në shoqëri pa ndihmën  tonë. Nënat e dhunuara, janë gra të traumatizuara që presin ndihmën  nga të tjerët, sepse mendojnë se vetëm janë të pafuqishme dhe fëmijët e viktimave që kanë nevojë për ndihmë dhe përkrahje. Ne nga krijimi i OJQ  “Jeta në Kastriot”  gjatë  viti 1999, por edhe para se të regjistrohej,  kemi punuar si ekip prej 15 vetash që të ndihmojmë femrat të cilat kanë qenë viktima të dhunës seksuale, fizike dhe psikike të cilat kanë nevojë tash për mbështetjen tonë.  Deri më tani si pasojë e asaj që gratë u kanë treguar familjarëve të tyre, kryesisht burrave dhe familjarëve të burrit se kanë qenë të dhunuara, numri i grave të braktisura me fëmijë, por edhe pa fëmijë po rritet çdo ditë më shumë. Ne shfrytëzojmë mënyrën si e kemi bërë deri me tani nëpërmes kontrolleve të tilla që askush mos të vihet në pozitë të vështirë dhe që më shumë askush mos të pësojë për shkak se atyre iu duhet trajtimi, ato të braktisen nga burrat e tyre.
Ju lutem lehtësoni jetën e atyre që kanë shumë nevojë për ndihmën dhe përkrahjen tuaj.

Prishtinë,   Maj  2017

Me nderime  nga stafi i Organizatës

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch