ShqipEnglishDeutsch

Home » Këshilli Nacional, Lajme, Vendore » Junuz Musliu ka iniciuar padi gjyqësore kundrejt Serbisë per zvoglimin e buxhetit të Këshillit Nacional

Junuz Musliu ka iniciuar padi gjyqësore kundrejt Serbisë per zvoglimin e buxhetit të Këshillit Nacional

Junuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka iniciuar padi gjyqësore në gjykatën administrative kundrejt Serbisë me pretendimin se qëllimisht është zvogëluar buxheti i KKSH-së.

Në këtë padi thuhet se Këshilli Kombëtar Shqiptar deri në vitin 2012 nga buxheti i Serbisë a marrë 16 milion e 600 mijë dinarë ndërsa nga viti 2013 është zvogëluar në 13 milion 223 mijë dinarë.

Suzana Paunoviq, drejtoreshë e zyrës për të drejtat e pakicave ka vërtetuar për mediat në Beograd se Këshillit Kombëtar Shqiptar ka iniciuar padi por gjithçka është sipas ligjit, transmeton rtvpresheva.com.

“Thuhet në padinë se këshilli Kombëtar Shqiptar kërkon mjete shtesë dhe se u janë shkelur të drejtat. Nga viti 2012 deri në 2016 për punën e tyre nga buxheti i Serbisë u janë ndarë 68.328.803 dinarë ndërsa për vitin 2017 I është ndarë shuma prej 13 milion e 226 dinarë. Mjetet janë ndarë sipas ligjit sikur për gjithë pakicat tjera dhe se nuk bëhet fjale se shqiptarët janë shkelur”, është shprehur Paunoviq.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress