Home » Lajme » Juve i kthehet fitores

Juve i kthehet fitores

Pas dy barazimeve radhazi, Juventusi është kthyer te fitorja duke e mposhtur Fiorentinan me rezultat 2-1, në ndeshjen kryesore të kësaj xhiroje të zhvilluar në Stadiumin e Juventusit.

Bianconerët zhvilluan një gjysmë të parë të shkëlqyer duke arritur të shënojnë një herë.

Pas një krosimi nga këndi, më së miri brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit u gjend mbrojtësi Leonardo Bonucci për epërsinë e vendasve (13’).

Mysafirët e filluan furishëm gjysmën e dytë duke u shfaqur të rrezikshëm, dhe ky angazhim i tyre rezultoi i frytshëm.

Stevan Jovetic pranoi një top të kthyer nga Vargas për të shënuar një gol të bukur (58’) dhe për ta nivelizuar ndeshjen.

Zonja e Vjetër e imponoi sërish lojën e vet për të rikthyer avantazhin. Një pasim të Simone Pepes e shfrytëzoi Alessandro Matri për t’i çuar në ekstazë tifozët vendas (65’).Kjo fitore e kthen Juventusin në krye të tabelës me një pikë më shumë se Udinese që ndeshjen e kësaj xhiroje e zhvillon të mërkurën si mysafir i Napolit. Kjo fitore do t’u shërbejë bardhezinjve për të udhëtuar më të relaksuar dhe me vetëbesim në Giuseppe Meazza për ta zhvilluar derbin e fundjavës kundër Interit.

And be pushed to design creative solutions to solve how to write an introduction of a research paper them

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch