Home » Lajme, Opinione » Juve në çadër dhe juve jashtë çadrës e pat shqiptaria

Juve në çadër dhe juve jashtë çadrës e pat shqiptaria

Juve në çadër dhe juve jashtë çadrës  e  keni menduar që…   !

Sa herët shkruante Asllan Dibrani  :“Fenomen i pa zakontë ndër shqiptar i shfaqur në kohët e fundit në trevat nga Shqipëria e sidomos ma i theksuar në Shkodër. Të gjitha vajzat e Malësisë së Madhe dhe ato të Shkodrës që janë martuar me serbë, burrat që ato i marrin pothuajse të gjithë të sëmurë psiqikisht, ish paramilitarë, ish-policë, invalid luftërash të ish-Jugosllavisë, të verbër, shurdh-memec, pleq dhe varfanjak, ku shumica prej tyre jetojnë jashtëzakonisht në kushte të vështira socio-ekonomike dhe larg qyteteve kryesore, zakonisht në fshatra të thella malore.    (“Skllavërimi i femrës shqiptare përmes martesave me serb privilegj për Serbinë,”varr” për Shqipërinë! Shtutgard, Gjermani, Shtator 2011 )

Juve në çadër, por edhe juve jashtë çadrës , për çka ju ha palla ?
Juve në Parlamentin shqiptar dhe juve jashtë tij , e lexoni ndonjë herë se çka shkruan  dikush që nuk është as me ju e as me ata ? Juve në çadër, por edhe juve jashtë çadrës , nuk brengoseni se çka po ndodhë me popullin tonë ?
Juve që “Hani, pini dhe rrëmbeni “ ,juve që “mbushni xhep e mbushni arka”, juve që “të pa brekë ju gjeti dreka dhe milioner ju zuri darka.” e keni menduar hallin tonë ?

Juve që ju përmenda , juve që sillni  frikë e dini që ““Stara Raška” një organizatë humanitare në Beograd ka arritur t’i gjejë 400 femra shqiptare që ishin të gatshme të martohen në Serbi për një hark të shkurtër kohor. Fshati Lopardince ka shumë burrat e pamartuar në 50 vjet, dhe nuk është çudi që ata të vendosin të marrin nuse nga Shqipëria./PreshevaJone/ “”


Juve  “Që të zinit një kolltuk ,aq u ulët u përkulët ,sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët “ e dini që heret na sinjalizonte Europa se : “Te mërkurën 7 Nendor 2012 ne VTM(stacion televiziv belg) ne programin “Telefax 360” te ores 20 u shfaq nje dokumentar i quajtur “Een dorp zonder vrouwen” (Një fshat pa gra). Ne qendër te dokumentarit ishte martesa e serbeve me vajza shqiptare. Personazhe te dokumentarit ishin tre vëllezër nga nje familje serbe Dragan, Zoran dhe Rodoljub te cilet jetojnë ne nje fshat te banuar vetëm prej tyre dhe fqinjit te tyre Velimir. Një fshat krejtësisht i izoluar me mungese te energjisë, ujit dhe infrastrukturës. Te tre vëllezërit jetojnë ne një shtëpi te vogël qe i ngjan me tepër një kasolleje ne një varfëri te thellë. Zorani është vëllai me i madh dhe dëshiron qe te martohet. Ne pamundësi per te gjetur grua ne Serbi, ai ka degjuar për një organizate “humanitare”
” Rashka e Vjeter” me qendër ne Beograd e cila merret me martesat ndërmjet serbeve dhe femrave shqiptare. Zoranit i kanë thëne se një femër shqiptare kushton mjaft lire, se ato janë mjaft konservatore dhe vendimi i prindërve për ato është ligj. “

Juve që “Hani,pini dhe rrëmbeni dhe e dini se  është koha e çakejve” , juve që “ hani,pini,rrëmbeni”
se “Shqipëria nuk është e maskarenjve”. e dini që “ një nga sekserët qe merr kontaktin me Zoranin dhe i premton atij se do ti gjejë një grua sipas kërkesave te tij. Zorani  ndonëse i pakënaqur me çmimin qe duhet te paguaje 1500 – 3000 euro, megjithatë ai mbas përpjekjes se pare te dështuar shkon edhe tre here te tjera ne Shqipëri për  te gjetur nuse. …” Dhe e gjeti .

Kush ia dha paratë familjeje  dhe pse ? E dini që këtu është një plan i poshtër antishqiptar . E dini që pasojat e kësaj “ krushkije “ do ti ndiejmë pas 30-40 -50 vjet ? Fëmijët serbë do të lindin dhe ata pastaj do i kërkojnë  “dajtë “ e tyre “ serb “ në tokat tona. E keni menduar këtë apo ?

“Një serb thotë se prapa martesave të serbëve me shqiptarë qëndron ndonjë projekt i Shqipërisë.” Kjo kishte me qenë e vërtetë sikur t`ishte ndonjë organizim shqiptar , por ne shqiptarët jemi largë strategjive kombëtare . Edhe tjetra ; sikur t`ishim si hebrenjtë atëherë  s`do ta harronim kombin tonë.

Por ju vazhdoni : “Hani,pini,vidhni ,mblidhni gjithë aksione e monopole ,nënshkrimi i zotërisë suaj nëpër banka vlen milione. “ e mos t`iu ndien se çka po ndodhë me ne.

Fahri Xharra,19.04.17
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch