Home » Sport » Juventusi del në krye të tabelës

Juventusi del në krye të tabelës

 

Futbollistët e Juventusit ishin të pamëshirshëm kundër Palermos, duke fituar 3:0 dhe pas kësaj fitore ata dolën në krye të tabelës së Serie A, duke shfrytëzuar barazimet e Lazios dhe Milanit në ndeshjet e djeshme. 

 

Më i miri në radhët e Juventusit ishte Andrea Pirlo, i cili nuk shënoi asnjë gol për torinezët, por diktoi tërë lojën e Juves. Në saje të lojës së mirë të tij, shënuan Simone Pepe, Alessandro Mattri dhe në fund Claudi Marchisio.

 

Befasi të xhiros së 11-të të Serie A paraqet fitorja e Cesenas së fundit, e cila si mysafire fitoi kundër Bolognas vendëse 1:0.

 

 

 

 

Bologna          –         Cesena         0:1

 

Juventus         –          Palermo       3:0

 

Catania           –          Chievo         1:2

 

Parma             –          Udinese        2:0

 

Sienna             –         Atalanta        2:2

 

Genoa              –         Novara         1:0

 

Inter                –          Cagliari       2:1

 

Fiorentina        –          Milan          0:0

 

Napoli              –         Lazio           0:0

 

Renditjes tabelare i prin Juventusi me 22 pika, që pasohet nga Lazio me 22, Milan me 21, Udinese 21, Palermo 16, Napoli, Chievo, Genoa e Parma me nga 15 pikë e kështu me radhë, derisa skuadra e Samir Ujkanit është e parafundit me 7 dhe Cesena e Bogdanit, megjithë fitoren e sotme, e fundit me 6 pikë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch