Home » Lajme, Vendore » K O M U N I K A T Ë

K O M U N I K A T Ë

Pavarësishtë mungesës së një analize më të thelluar, PVD dhe satelitët e saj iu përgjigjën pozitivishtë thirrjes së Qeverisë serbe për dalje në zgjedhjet parlamentare edhe pse kjo Qeveri u bë vazhdimishtë e shurdhërt ndaj kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për demilitarizimin, që është edhe boshti i Marrëveshjes së Konçulit, kthimit të të dëbuarëve, të moszbatimit të amnestisë për pjesëtarët e ish-UÇPMB-së, revilatilizimin ekonomik dhe punësimin e shqiptarëve në organet shtetërore për të cilat vendoset në ministritë përkatëse qeveritare, konformë përqindjes së popullates shqiptare.

 

Andaj ne nuk mundë ta kuptojmë “Deputetin aktual popullor” kur në njërën anë flet për dështimet e Qeverisë Serbe në zgjedhjen  e problemeve akute të Luginës së Preshevës, e ne anën tjetër nuk e ndalë  yrishin për të qenë pjesë e këtyre institucioneve shtetërore të cilat që nga viti 2001 nuk i kan zgjedhur problemt esencial  të shqiptarëve te Luginës së Preshevës, ndërsa përkundrazi në mënyra më perfide dhe të sofistikuara kanë ndihmuar spastrimin e heshtur  etnik të Luginës së Preshevës.

Shqiptarëve të Luginës së Preshevës ,kurrë më shumë se sot nuk iu është dashur një qendrim unik në raport me Qeverinë e Serbisë duke i mbrojtur interesat vitale të shqiptarëve të shprehura me Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, Platformës politike të vitit 2006 dhe të Deklaratës politike të marsit vitit 2012. Por çfar ndodhë ?-Riza Halimi kryetarë i PVD-së dhe deputet popullorë në vend të veprimit të unifikimit të faktorit shqiptar, ai e bën të kundërtën duke dobësuar këtë unitet, për t’i realizuar qëllimet e tija personale.Serbiaderi më tash nuk ka bërë ligjin zgjedhorë për t’i mundësuar pakicave në teritorin e sajë të marrin pjesë në zgjedhje parlamentare në mënyre dinjitoze, sikur që e kanë serbët në Kosovë.
Andaj nisur nga të gjitha këto rrethana e konstatime dhe duke mos dashur të jemi pjesë e një zhgënjimi dhe gënjeshtre perfide politike që po e lansojnë kalorësit e një rruge pa krye, të udhëhequr nga Riza Halimi dhe satelitët e tij në Preshevë e Bujanoc, që fërkojnë duart në pritje të përfitimeve individuale e grupore pa marrë parasysh çmimin që duhet ta paguajnë qytetarët në këtë proces diskreditues për shqiptarët,

 

I FTOJMË të gjithë anëtarët e simpatizantët e PD e pse jo edhe gjithë popullatën shqiptare të bojkotojnë sa më masovikishtë zgjedhjet parlamentare ndërsa më fuqishëm se kurrë më parë t’i përgjigjen pozitivishtë zgjedhjeve lokale përmes të cilave edhe e kanë rastin që drejtpërdrejtë të ndikojnë që popullata të ketë një përfaqësim sa më të denjë në institucionet e pushtetit lokal.

 

Në Bujanoc, 20.Mars 2012

K R Y E T A R

Nagip ARIFI

4 Responses

  1. Cani thotë:

    Absolutisht e gjithë kjo që ky subjekt politik ka përshkruar në këtë komunikatë qëndrojnë dhe vërtetë është për tu përshëndetur jo vetëm akti i PD-së por edhe i subjektev tjrea politike si PDSH, LKSH dhe e tërë popullata që me vetëdije u tha jo zgjedhjeve parlamentare por çti bësh kur këta para syve të ndërkombëtarëve i mbushin kutit e votimit dhe edhe kur nuk i del rezultati ata (Beogradi) ia plotësojnë numrin e nevojshëm duke u arsyetuar se kinse nuk kan mbrri ende votat e kushtëzuara që po udhëtojkan me postë nga brendia e serbisë vetëm e vetëm ta çojnë një deputet shqiptarë sa për tu arsyetuar para faktorit të jashtëm se shqiptarët janë të përfaqësuar në organin më të lartë shtetëror dhe se shqiptarët “skan çka kërkojnë i kamë të gjitha” fatkeqësisht kështu ne po punojmë për kombin tonë duke shikuar interesin material dhe klanor.

  2. Jemi mesu thotë:

    Valla be shum interesant,po ky zotri pra Nagipi bashk me mendimtaret e tije ne zgjedhjet e kaluara parlamentare ne Serbi kan zgjedhe z.Rize deputet,e tash….po ma interesant do te ishte reagimi i teje ne qoft se do ti premtonin z.Nagipi se ai do te dergohet deputet ne parlamentin e Serbis,jam shum i bindur qe nuk do ta refuzonte….na krypen me batuta.

  3. une thotë:

    hahhaha keta nga PD-ja e bojshin mend se do ti luse dikush per zgjedhjet parlamentare, se teri dje thojshin se nuk dihet se a do te marrin pjes ne zgjedhje parlamentare, e tash pasi nuk i shkoj puna bash si e kan bo plan keta interesxhinjet e pd-s hanez tregojn se nuk do te marrin pjes…?

  4. E VËRTETA II thotë:

    Për të gjithë ata që dhijasin aty ku hanë nëse
    nuk janë trushkulur mendoj se këto dy komente
    nga pika strategjike policoro-ushtarake për ata
    që hanë b…..ra të sheqerosua në vend
    të havllasë mund të ju mjaftojnë këto dy komente
    dhe vlerësime nga të tjerët për neve dhe po i
    paraqes në original për hire të së vërtetës
    jo të shtrembëruar në origjinalin e shkruar

    HELSINKI Buletin
    Br. 36 ● Avgust 2009.

    -Vojni analitičar Miroslav Filipović
    smatra da u ovom trenutku Beogradu
    nikako ne odgovara mir na Kosovu, niti
    na jugu Srbije i tvrdi da “…ukoliko
    uskoro ne bude velikih para sa strane,
    vlada će imati velikih teškoća da isplati
    penzije, učiteljske i dokotorske plate i sve
    drugo. Metim ako Srbe na Kosovu ili u
    Sandžaku neko i dalje nastavi da
    maltretira, pa još ako ’težište svojih
    aktivnosti prenese na jug Srbije sve do
    Niša’, onda bi gladni grani mogli da
    odustanu od očekivanih protesta“. –

    I njejti komentues për çështje usharake Miroslav Filipovic në revisten

    Broj 278

    Upravo je Riza Halimi bio velika sansa Srbije da se
    postave dobri temelji za resavanje stanja na jugu Srbije.
    Srbi su prvi put posle dugo vremena dobili relativno
    lojalnog albanskog politicara, dovoljno
    jakog da “vlada” Albancima, ali i dovoljno
    kooperativnog da delotvorno saradjuje sa vlascu.
    Riza Halimi je mogao (i jos uvek moze) da Albance
    sa juga Srbije vrati u drustveno i
    drzavno bice Srbije .

    KA HALAAAAAAAAA…………….. SHUMËËËËËË

    EDHE GOMARI MUNDË TË MBETET I HABTUR

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch