Home » Lajme, Vatra, Vendore » Ka ardhur koha që çështja e Kosovës Lindore të dal në tavolinën e bisedimeve Kosovë – Serbi

Ka ardhur koha që çështja e Kosovës Lindore të dal në tavolinën e bisedimeve Kosovë – Serbi

Ka një kohë të gjatë që idetë për shkëmbime territorresh në mes të Kosovës dhe Serbisë vijnë në opinione dhe nga ana e faktorit politik relevant serb të cilat ide u hodhën në public si ide për ndërrimin e territorreve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Është moment i volitshëm që njëherë e mire të zgjidhet problem në mes të shqiptarëve dhe serbëve në ballkan, e ku nyje e problemit është Kosova Lindore , përkatësisht komunat e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, të cilat në rast se vazhdojnë të mbetën të pushtuara nga ana e Serbisë, siç janë tani, nuk do të ketë stabilitet dhe rehati në Ballkan, dhe si të tilla do të jenë një bombë me sahat ku nga çasti në çast do të mund të shpërthej një destabilitet për politikën dhe sigurinë e gjithë Ballkanit. Idetë e tilla për shkembim territorresh duhet të shtyhen nga politikëbërja  Kosovare si dhe ajo e faktorit ndërkombëtarë , nëse duan një regjion të qetë pasi që ka ardhur koha e zhvillimit të një jete të qetë për popullin e ballkanit në të mire të kalimit të problemeve ndërfqinjësore.

Duhet të ndodhë shkëmbimi i territoreve me Serbinë, duke pas parasysh se Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi, juridikisht janë në administrim serb, ndërsa, tri komunat me shumicë shqiptare në Kosovën Lindore, janë të administruar me politikanë shqiptarë, por që janë më të prapambeturat në investim ekonomik dhe zhvillim nga qeveria Serbe. Si zgjidhje afatgjate dhe e vetme është bashkimi i tri komunave me shumicë shqiptare me Republikën e Kosovës, ndryshe, Kosova do t’I humb edhe veriun e Mitrovicës edhe Kosovën Lindore.

 

Gjilan 06.08.2017

Kushtrim Kadriu

Kryetar

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore