Home » Lajme, Rajonale » Ka dështuar përpjekja e Maqedonisë dhe Serbisë që të përjashtojnë Kosovën nga bashkëpunimi rajonal

Ka dështuar përpjekja e Maqedonisë dhe Serbisë që të përjashtojnë Kosovën nga bashkëpunimi rajonal

Në koordinim me MPJ-në dhe diplomatët kosovarë, shumica e vendeve të rajonit kanë bojkotuar samitin e organizuar nga Maqedonia në Ohër për shkak të mos ftesës së Kosovës. Kjo ka detyruar anulimin dhe dështimin e këtij takimi, ndërsa incidenti ka nxjerrë në shesh ndikimin e madh që Beogradi ende ushtron në vendimmarrjen në Shkup.

Burime të Kohës Ditore thonë se ka qenë vetë Maqedonia, e nxitur nga Serbia, ajo që ka sjellur deri te dështimi i samitit në Ohër. Më shumë se dy javë ka zgjatur përplasja në mes Shkupit dhe Beogradit në njërën anë, dhe Prishtinës së përkrahur nga një numr jo i vogël i shteteve në rajon, në anën tjetër, në lidhje me mosftesën e presidents së Kosovës, Atifete Jahjaga, në samitin tashmë të dështuar të Ohrit. Dhe, derisa incidenti me samitin e anuluar në Ohër ka shfaqur qartë ndikimin e Beogradit në vendim marrjen në Shkup, burime të Kohës Ditore kanë treguar se shenjat e para të  përplasjes janë parë që nga dërgimi i ftesave të para për samitin e bashkpëunimit rajonal në Evropën juglindore. Burimet  tregojnë se i pari që ka bllokuar ftesën për Jahjagën ka qenë pikërisht presidenti serb, Tomislav Nikoliqi, gjatë një bisede telefonike me presidentin maqedonas, Gjorgje Ivanov.

Ka qenë pikërisht qasja e tillë e Boegradit ajo që ka shtyer Prishtinën të nis një fushatë lobimi dhe koordinimi me shtetet tjera rajonale që në fund rezultoi me bojkotimin e samitit të Ohrit dhe anulimin e atij takimi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch