Home » Lajme, Vendore » Ka filluar vendosja e dy transformatorëve në qendër të qytetit

Ka filluar vendosja e dy transformatorëve në qendër të qytetit

Udhëkryqi rrugëve të Karposhit, 15 Nëntorit, Cveta Tomiq dhe Sava Kovaçeviq, thuajse do të kenë energji elektrike edhe për shitje. Kjo falë investimit 17 milionësh të pushtetit lokal në ndërrimin e dy transformatorëve. Nga 1.000 kilovatë të transformatorëve të vjetër, të rinjët do të dyfishohen. Ta ndjekim materialin në vazhdim, ku punimet i përcolli edhe kryetari komunës Ragmi Mustafa.

Rruga e Karposhit, ajo e 15 Nëntorit, Cveta Tomiq dhe Sava Kovaçeviq do të kenë të dyfishuar furnizimin me energji elektrike. Kjo falë projektit 17 milion dinarësh të pushtetit lokali i cili ka filluar sot vendosjen e dy transformatorëve me fuqi 2.000 kilovatë amper, në kryqëzimin e këtyre katër rrugëve. Kjo bëhet pasi transformatori vjetër ka qenë 1.000 kilovatë amper, dhe çdo vitë qendra e qytetit është duke u zhvilluar. Për këtë është duke u pregaditë edhe e ardhmja pasi nesër në Beograd plani rregullativ detal do të jetë në komisionin përfundimtarë, e i cili më pastaj do të hidhet për votim përfundimishtë në Kuvend. Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa thotë se edhe pse vlera e projektit është 17 milionë dinarë ai do të tentohet që të zvogëlohet, ndërsa që të katër rrugët do të jenë me dalje të veçanta.Pas kësaj do të përcillet edhe ndriçimi rrugor dhe furnizim më të mirë me energji elektrike, potencon kreu i pushtetit Ragmi Mustafa.Mustafa këtë projektë e quajti edhe promovim të punëve që fillojnë në sezonën verore të ndërtimit për vitin 2013, pasi që ka numër shumë të madhë të kontratave të lidhura, e do ët bëhet edhe zbatimi i planit investiv 2013, duke shfrytëzuar edhe fondet nga donacione të ndryshme./RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch