Home » Opinione » Ka gjasa që të zëvendësohet kryetari i Komitetit Nobel për Paqë

Ka gjasa që të zëvendësohet kryetari i Komitetit Nobel për Paqë

Sipas gazetës norvegjeze “ VG”

                              Ka gjasa që të zëvendësohet kryetari i Komitetit Nobel për Paqë
Xhavit ÇitakuEmra të lakuar për këtë pozitë janë Kofi Anan, Hilary Klinton, Karl Bildt dhe Jan Petersen

Nga XHAVIT ÇITAKU

Gazeta norvegjeze “ VG” bën me dije se ka gjasa që Horbjorn Jagland të zëvendësohet si kryetar i Komitetit Nobel për Paqë në Oslo të Norvegjisë dhe këtë pozitë mund ta marrin Kofi Anan, Hilary Klinton, Karl Bildt dhe Jan Petersen. Nëse kjo ndodh atëherë shumicën e anëtarëve të këtij Komiteti do ta përbëjnë partitë borgjeze. Roli i tanishëm si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Europës është cituar si arsye për t’u zëvendësuar kryetari aktual. Megjithatë, siç merr vesh kjo gazetë, Jagland dëshiron të mbetët akoma në këtë post, apo më mirë me thënë të rizgjedhet edhe për një mandat.

Në listë si njeri i parë që mund ta merr këtë post përmendet Kofi Anan, ish- sekretar i përgjithshëm i OKB-së, i cili ka mbështetje nga një numër i anëtarëve të shquar të grupit parlamentar të Partisë Konservatore të Parlamentit Norvegjez, por tash për tash asnjëri prej tyre nuk dëshiron të flas për këtë haptas. Përvoja e Ananit në OKB dhe projektet e tij atë e bëjnë shumë të kualifikuar për këtë post. Ai po ashtu do të jetë një lider unifikues që do të mund të rivendos pozitën dhe reputacionin e Komitetit Nobel për Paqë, thuhet më tej në këtë gazetë. Edhe Jan Petersen ish-minster i Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe aktualisht ambasador i këtij shteti skandinav në Austri, thotë se ka menduar më parë për këtë dhe se një gjë e tillë është mirë të përmendet. Dy emrat tjerë të lakuar për këtë post ish-sekretarja amerikane e shteti Hilary Klinton dhe ministri aktual i punëve të Jashtme të Suedisë, Karl Bildt ende nuk janë prononcuar për media apo të ndonjë forme tjetër të komunikimit për opinionin e gjerë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch