Home » Lajme, Opinione, Vendore » KA KOHË QË PO FRYNË ERË POLITIKE KUNDËRMUESE ME PREJARDHJE NGA KARPATET

KA KOHË QË PO FRYNË ERË POLITIKE KUNDËRMUESE ME PREJARDHJE NGA KARPATET

Shkruan: Isuf  B. Bajrami

 

Si ka sy, ky farë Rizahi, të kërkoj reciprocitet për shqiptarët autoktonë në tokat e tyre të lara me gjak,djersë e lotë nën kolonizimin e Serbisë i quan pakicë, herë minoritet e herë komunitet!!!

Ka kohë që po frynë erë politike kundërmuese me prejardhje nga karpatet, për të kërkuar reciprocitet mes tokës së Kosovës dhe “Luginës” së Rizës (sepse Kosova Lindore i ka shum lugina e prrocka:prroni i lafetve,prroni halles hum,lugi i pelave,etj.), si probleme që kërkojnë zgjidhje në “dialogun” eventual ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Riza Halimi, “deputet” në Parlamentin e Serbisë, këto ditë është krekosur, ka fillu me ngritur kokën lart, nga se më parë e pat futur në zall si struci, për të kërkuar nga “Qeveria e Kosovës, (e cila sipas tij) do të duhej të kërkonte nga Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare të drejtat për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ashtu siç ua siguron të drejtat serbëve të Kosovës, përmes dokumentit të Ahtisarit“.

Sa qesharake, madje shumë cinike. Riza kërkon ndihmën e Kosovës, a vet ai, në mes të Beogradit e ka dhënë betimin e “deputetit” (posllanikit), në të cilën Kosova trajtohet si provincë serbe.Madje, ai, pa u skuqur fare,pa turp e pa cipë, përmend dokumentin e Ahtisarit dhe e apstrahon Referendumin e popullit më 1992, me të drejt bashkangjitje me Kosovën për zgjidhjen e problemeve në: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,referendum i cili asnjëherë nuk u realizua në asnji pikë në praktikë.

Riza Halimi dhe partia e tij PVD-ja, që nga themelimi i saj kanë marrë pjesë aktive në zgjedhjet e të gjitha niveleve në Serbi, përveç atyre presidenciale, ngase nuk kishte kandidat për kryetar të Serbisë. Ndërsa serbët në Kosovë, që nga vitit 1999, nuk i njohin institucionet e Kosovës shtetit ku jetojnë, por i binden urdhërave të Beogradit njejt sikur Riza.

Si ka sy, ky farë Rizahi, të kërkoj reciprocitet kur shqiptarët autoktonë në tokat e tyre të lara me gjak,djersë e lotë nën kolonizimin e Serbisë i quan pakicë, herë minoritet e herë komunitet!!! Bënë paralelizëm me serbët ardhacak (si qargarë nga karpatet e Rusisë) në Dardani, të cilët veten e quajnë etnitet, punojnë e veprojnë si bashkëkombësit e tyre në Nish, Kralevë e Beograd.

Po ky farë “deputeti” (posllanik i Serbis) , e di fare mirë se ne me serbët në Kosovë i kemi të njëjtat standarde: Kushtetutën dhe ligjet,letërnjoftimet, pasaportat, valutën, etj.

Sa serbë në Kosovë, kontrollohen nëpër shtëpi, rrahen në prezencë të familjes,arrestohen, burgosen e vriten nga shteti ku jetojnë e sa shqiptarë në Kosovën Lindore, kalojnë nëpër këto katrahura nga ushtria aktive dhe rezervë, xhandarmeria e policia serbe. Riza Halimi, e di mirë sepse të gjitha ato që ndodhin kan justifikim nga legjislacioni ku ai e ka votën dhe e merr rrogën (pllaten)! Por atij i duhet megalomania, rejtingu, i duhet marketingu politik, i duhet arsyetimi i pagës së tij e cila arrinë lartësinë e 10 punëtorëve sa marrin para gjatë një muaji në Preshevë.

Lojërat akrobatike të Rizës e kameleonizmin e ti, nuk i pëlqen më kush. Elektorati është zhgënjyer, tashmë, me politikën e “tij” e cila n`vend numëron, qarkullim në rreth të mbyllur. Ky kurs politik i karpateve po i kushton shtrenjt popullit dhe subjektit, që “drejton ai” jo më pak se 20 vjet. Nga kjo parti u detyruan të shkëputën shumë degë e nëndegë,krejt si pasoj e një veprimi politik dogmatik.

Një Lum që nuk rrjedh, e rri në një vend çelbet. Po ashtu edhe një subject politik, i cili nuk referomohet është i dënuar të shkatërrohet.Shembull konkret kemi zgjedhjet e fundit, që u mbajtën në maj të këtij viti. PVD-ja, ngeli në opozitë në Preshevë dhe Bujanoc, duke i falënderuar shefit të saj, i cili vet rrin nën hije, kurse anëtarësia piqet e digjet në diellin politik të Kosovës Lindore.

Parimishtë, askund nuk ndodh në botë, që shefi i partisë në pozitë anëtarësia në opozitë.Po, Riza, nuk ka ujë në sy. Ai, nuk i jep pesë dinarë pse i shkatërrohet subjekti partiak, me rëndësi është që ai të rri në kolltuk. Është mësuar kolltukofagu, të jetë gjithmonë në kolltukun e Serbis.Dyshoj se po iu ofrua edhe funksioni i presidentit të Serbisë, do ta pranonte me kënaqësi si Sinan Hasani,dikur “Kryetar” i ish Jugosllavisë.

Për të gjitha këto veprime,e shum të tjera që nuk po i përmendi nga e kaluara e deri tani, shqiptarët e Kosovës Lindore, janë në dijeni. Ata, nuk i besojnë më këtij “deputeti” (posllaniki) të Serbisë, sikur edhe të kërkoj bashkim me Kosovën e lëre më reciprocitet me serbët ardhacak (qargarë nga karpatet e Rusisë) në Kosovë.

Reciprociteti iluzor i Riza Halimit, është një ëndërr e kuzhinave të Beogradit, që i pëlqejnë kolltukofagët si dikur Sinan Hasani,Rrahmon Morina,e tani Riza Halimi e disa sahanlëpirës të tjerë që kësaj here nuk po i përmendi.

Populli i Ksovës Lindore e do bashkimin me Kosëvën Amë , por jo me këto parakushte reciprociteti të cilat janë antikombëtare dhe rrjedhin nga kuzhinat e Beogradit!

Gjilan,27 Gusht 2012

One Response

  1. mos ja fut more kot, dil te kufiri te dheu i bardh apo edhe ne mucibab e shiko se kush po i diferencon shqiptaret autokton te lugines riza apo dikush tjeter.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch