Home » Lajme » Ka mundësi reale për dyfishimin e buxhetit

Ka mundësi reale për dyfishimin e buxhetit

XHAVIT ÇITAKUShkruan: XHAVIT ÇITAKU

Në mbledhjen e fundit të Parlamentit të Kosovës u miratua leximi i parë i Projektligjit të buxhetit për vitin e ardhshëm, i cili u kritikua ashpër nga opozita që e quajti, ndër të tjera, edhe të pashpresë për qytetarët.  Ndërkaq, propozimi i deputetes Margarita Kadriu për formimin e Komisionit parlamentar për të vërtetën reale në mbledhjen e tatim taksave, ishte më së i qëlluar. Ishte propozim me vend sepse ka të bëj me gjetjen e mundësive reale për rritjen e shumës së parave në arkën e shtetit, e cila me bindje të plotë mund të them se do të kalonte tremilardshin ashtu siç pretendon deputetja Kadriu, por edhe do të eliminonte pengesat e dukurit e tashme që janë shfaqur në këtë drejtim. Për më tepër do të realizoheshin edhe shumë projekte kapitale, por edhe do të përmirësohej mirëqenia sociale e qytetarëve.

Bizneset i shmangën pagimit të tatimit me ndihmën e zyrtarëve tatimor

Ka fakte të pamohueshme se po të bëhej vjelja e tatimit konform ligjit dhe Kushtetutës, përkatësisht sipas të hyrave vjetore që bizneset  dhe veprimtaritë tjera i realizojnë, pa fije dyshimi se arka shtetërore do të ishte “ mbushur” shumë më tepër se sa sot. Dhe shtrohet pyetja se përse është kështu e nuk është ndryshe. Në fakt, ka shumë faktor e dukuri të shumta negative që po ndikojnë në krijimin e kësaj situate të “ mangët” buxhetore, por faktor kryesor që determinojnë kaq keq në grumbullimin e tatimit sigurisht se janë ekonomia informale, korrupsioni, favorizimet e bizneseve të caktuara të lidhura me “ boset” në hiearkin e lartë të shtetit, por edhe të qendrave komunale  dhe forma tjera perfide të shmangies së pagimit të tatimit. Bishtnimit të kryerjes së obligimeve tatimore nuk do të kishin pasur sukses ta bënin shumica e bizneseve në Kosovën e pasluftës, sikur kësaj të mos i kontribuonin, ndër të tjera, edhe zyrtarët tatimor, përkatësisht inspektorët kompetent, të cilët për një drekë apo një shumë fare të vogël parash, deri në minimum ulin shkallën e ngarkesës të pagesës së tatimit. Në këtë “ lojë” të fëlliqur që po luhet tash e shumë vite pas, sigurisht se jo vetëm që po e dëmton në masë të madhe buxhetin e Kosovës, por po i vë në pozitë të palakmueshme  edhe kompanitë të ndryshme, të cilat nuk kanë pranuar që të lidhen me klientelat politike. Me një fjalë, kjo formë e deritashme e vjeljes së taksave në sektorin privat duhet të ndryshoj në të mirë dhe të marrë kahjen e shëndetshme në mënyrë që të arrihen rezultate, pse të mos themi, edhe trefish më të mëdha në pasurimin e arkës së shtetit.

Dy shembuj të bishtnimit të tatimit

Edhe pse jo vetëm unë por edhe zyrtarët tatimor janë në dijeni për këta dy shembuj që do t’i përmendi me këtë rast, emrat e tyre nuk do t’i publikoj, por lë të mbetën vetëm si një pasqyrë e keqe e bishtnimit të pagimit të tatimit për shtetin. Derisa për shembullin e parë nuk kam “ fakte” të bollshme për të dëshmuar qind për qind bishtnimin e pagesës së taksave nga një pronar i një restoranti të njohur në Kryeqendrën tonë, i cili sipas një informate që rrjedhë nga njerëz që janë në afërsi më të, besohet se ai ka një qarkullim deri në 200 mijë euro në muaj, ndërkaq në anën tjetër në arkën e shtetit paguan një shumë simbolike. Është ky favorizim i caktuar i këtij biznesi apo jo. Shembulli i dytë ka të bëj me një këngëtar të njohur, i cili para disa viteve ishte në një ballafaqim televiziv me drejtorin e ATK-së, i cili pretendonte se shumën e  parave që ia kishin kërkuar për të paguar ishte e madhe, ndërsa  ky i “ uruar” kishte kryer, siç thoshte, obligimin e tij me 37 euro për tre muaj. Unë dhe 250 mysafirë të tjerë që ishim në një dasëm ku ky këngëtar dhe bashkëshortja e tij për pesë gjashtë orë kishin marrë “ kesh” në dorë 3200 euro qeshnim me ironi, por edhe shprehnim çudi se si ky njeri që shtirët se është edhe serioz mund të  gënjej haptas se nuk ka pasur më shumë të hyra se nuk ka pasur punë. Lë të llogarisë ai se sa është të dashur të paguaj vetëm nga kjo dasëm e të mos flasim se sa koncerte e dasma të tjera ka marrë pjesë ky këngëtar së bashku me gruan e tij. Po të mos kishte pasur punë nga e mori  gjithë atë pasuri: shtëpi të bukur e besa edhe vetura të shtrenjta e shumë e shumë lukse tjera.

Kritika e opozitës

Opozita ishte shumë e “ zhurmshme” gjatë debatit për buxhetin e vitit të ardhshëm. Kjo është e vlefshme dhe e shëndetshme për demokracinë dhe është veprim që flet se opozitarët nuk do t’i lënë rehat pozitën në “ ofensivë” për të realizuar kërkesat e arsyeshme të tyre. Mirëpo, një gjë tashmë u pa e u dëshmua se më shumë së mbi 1.5 miliardë euro nuk ka dhe shi për këtë  subjektet politike në opozitë nuk duhet të pushojnë gjatë gjithë kohës për të mobilizuar pozitën në luftimin e të gjitha dukurive që janë pengesë për shtimin dhe pasurimin e arkës së shtetit. Për këtë ka kapacitet Kosova, ka kapacitet ekonomia dhe biznesi kosovar. Ndërkaq, propozimi e deputetes Kadriu do të duhej të përkrahej nga të gjithë kolegët e saj në parlament.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch