Home » Lajme » Ka përfunduar kursi i gjuhës serbe me shpërndarjen e 90 diplomave për të rinjët pjesmarrës

Ka përfunduar kursi i gjuhës serbe me shpërndarjen e 90 diplomave për të rinjët pjesmarrës

Ka përfunduar projekti i titulluar “Kursi i gjuhës serbe”, i financuar nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ndërsa është implementuar nga organizata International Human Center nga Presheva, me shpërndarjen e diplomave për 90 pjesëmarrësit në këtë kurs. Në shpërndarjen solemne të diplomave, ka marrë pjesë edhe kryetari i Trupit Koordinues ministri Milan Markoviq. Fillimishtë fjalën e mori, kryetari i organizatës International Human Cendter Ridvan Agushi, kurse më pastaj edhe ministri Markoviq, foli rrethë këtij projekti dhe planet e Trupit Koordinues për të ardhmen në realizimin e projekteve tjera.Ministri Markoviq, gjithashtu i përmendi edhe problemet ekonomike dhe papunsinë e madhe në Preshevë dhe Bujanoc, ndërsa për zbutjen e papunsisë sipas tij sado pak mund të ndikojnë konkurset që i ka shpallur qeveria serbe për punësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, kurse tërthorazi e hapi edhe çështjen e maternitetit, për të cilën tha se rekonstruimi i ambienteve do të përfundojë deri në fund të këtij viti.Projekti “Kursi i gjuhës serbe”, për realizim ka filluar nga 1 shkurti, ndërsa ka përfunduar më 31 prill të këtij viti. Ndërsa prej 1 qershorit do të fillojë projekti i njejtë me të rinjë tjerë që janë të interesuar të mësojnë gjuhën serbe.Pas solemnitetit të shpërndarjes së diplomave, ministri Markoviq dhe një numër i madhë i mediave serbe, kanë vizituar edhe ambientet e reja të RTV Presheva, në të cilën i priti drejtori i TV-së Reshat Neziri.

RTV Presheva

It can look like this i’m going to read a former president’s statement about why essay papers for sale he believes war is sometimes necessary

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch