Home » Lajme, Vendore » Kabineti i Kryetarit të Komunës së Preshevës: Kanë arritur kuotat për regjistrim të studentëve të rinjë nga Lugina e Preshevës në UP të Republikës së Shqipërisë

Kabineti i Kryetarit të Komunës së Preshevës: Kanë arritur kuotat për regjistrim të studentëve të rinjë nga Lugina e Preshevës në UP të Republikës së Shqipërisë

INFORMATË

 

Në adresë të kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, sot kanë arritur kuotat për regjistrim të studentëve të rinjë nga Lugina e Preshevës në Universitetet publike të Republikës së Shqipërisë. Këtë vitë gjithësejë do të jenë 182 studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja që do të regjistrohen në Shqipëri. Këtë vendim e ka marrë këshilli i ministrave i qeverisë shqiptare me propozim të ministries së arsimit. Ragmi Mustafa thotë se me këtë vendim të qeverisë shqiptare, dhe me vendimin tjetër të ministrisë së arsimit të Republikës së Kosovës ku do të pranohen 230 studentë nga Lugina e Preshevës, atëherë do të jenë 412 vende të rezervuara në Shqipëri e Kosovë, për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Por ai thotë se do të bëjë përpjekje që ky numër të rritet në mënyrë që çdo kush që dëshiron të regjistrohet të mund ta bëjë një gjë të tillë pa problem.

 

Ata që janë të interesuar të studiojnë në Republikën e Shqipërisë, duhet të paraqiten në kabinetin e kryetarit të komunës, për të dhënë informacionet se ku dëshirojnë të studiojnë dhe në cilin fakultet.

 

Të gjitha të dhënat lidhur me regjistrimin, Mustafa thotë se mund të gjenden edhe në sajtet e internetit të ministrisë së arsimit.

Në linkun: http://www.mash.gov.al/File/Zgjedhim%20shkollen%20e%20larte/kuotat/Kuotat%20e%20pranimit%20dhe%20tarifat%20e%20shkollimit%20n%C3%AB%20IAL%20Publike,%20Cikli%20i%20I%20Full%20time%20dhe%20Ciklit%20t%C3%AB%20Dyt%C3%AB2012-2013.pdf

 

Vlen të theksohet se kryetari komunës së Preshevës ka pasur takime të shumta dhe kontakte si me ministrinë e arsimit të Republikës së Shqipërisë ashtu edhe të Kosovës, në mënyrë që numri i studentëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës të jetë sa më i madhë në universitetet publike të Kosovës dhe Shqipërisë.

 

Njofton kabineti i Kryetarit të Komunës së Preshevës

Preshevë

31.07.2012

———————————————

Të nderuar kolegë,

 

Në vijim të procedurave të fillimit të vitit të ri akademik 2012-2013, për ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës  ka publikuar në faqen e saj zyrtare të gjitha aktet ligjorë e nënligjorë mbi kuotat e pranimit, tarifat e shkollimit, procedurat e konkurseve të pranimit, procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit, në Universitetet Publikë Shqiptarë.

 

Kandidatët shqiptarë nga Republika e Kosovës, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja duhet të aplikojnë direkt në Universitet të Shqipërisë, nga data 1-15 Shtator 2012, në programe të studimit të ciklit të parë me kohë të plotë, sipas tabelës nr.2 të përcaktuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave që gjendet në linkun:

 

http://www.mash.gov.al/faqe.php?id1=2&id2=188

 

(kujtesë: linku klikohet  direkt nga këtu duke mbajtur shtypur tastin “control” në kompjuterin tuaj, dhe drejtuar shigjetën mbi link)

 

Në këtë faqe, poshtë shënimit “Si të zgjedhim shkollën e Lartë (Cikli i Parë – Bachelor)”gjeni aktet ligjorë, për të cilat kandidatët Tuaj duhet të informohen, në mënyrë që të njohin procedurat dhe afatet që duhen respektuar për t’u bërë pjesë e auditorëve të Universiteteve publike të Shqipërisë.

 

Për t’u informuar mbi kuotat për shqiptarët nga trojet, kandidatët duhet të klikojnë tek zëri:

 

Kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, Cikli i Parë i Studimeve me Kohë të Plotë dhe në Programet e Integruara të Studimeve të Ciklit të Dytë, për vitin akademik 2012-2013

 

 

Për t’u informuar mbi procedurat e konkurseve në programet e arteve, sporteve dhe arkitekturës, kandidatët nga trojet duhet të klikojnë tek zëri:

 

Udhëzim për konkurset e pranimit Cikli i Parë, për vitin akademik 2012-2013

 

Për t’u informuar mbi procedurat e aplikimit dhe regjistrimit, kandidatët nga trojet duhet të klikojnë tek zëri:

 

Udhëzimi për procedurat e pranimit, për vitin akademik 2012-2013

 

Aplikantët në qoftë se nuk gjejnë në tabelat përkatëse, programin ku dëshirojnë të studiojnë, duhet të paraqesin kërkesën pranë Universiteteve përkatëse, dhe këto kërkesa do të merren parasysh në rishpërndarjen që do t’u bëhet këtyre kuotave nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës

 

Duke Ju falënderuar për bashkëpunimin, Lutemi marrjen e masave për shpërndarjen e këtij informacioni, tek kandidatët tuaj

Albano Zhapaj

Shef i Kurrikulave të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor

———————————————–

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch