Home » Lajme, Vendore » Kadri Veseli i ka bërë thirrje partive opozitare që të bashkohen në konsensusin për harmonizimin e rezolutës për dialogun Kosovë-Serbi

Kadri Veseli i ka bërë thirrje partive opozitare që të bashkohen në konsensusin për harmonizimin e rezolutës për dialogun Kosovë-Serbi

Kreu i Kuvendit, njëherësh lider i PDK-së, thekson se kohezioni politik i brendshëm, është i domosdoshëm, për të mundësuar forcimin e pozicionit negociator të Kosovës si dhe për të përmbushur aspiratat që ka shteti për të zënë vendin që i takon në OKB, BE, NATO dhe forumet tjera ndërkombëtare.

Ai nëpërmjet një statusi në Facebook i ka bërë ftesë të gjithë kolegëve të opozitës, që të lënë mënjanë dallimet partiake, dhe të bëhen pjesë e procesit të dialogut.

“Në ditët në vijim do t’i  ftoj personalisht në një takim gjithëpërfshirës në mënyrë që të dakordohemi dhe kështu të ndërtojmë një frymë bashkëpunimi për këtë temë kaq të rëndësishme për vendin”, ka shkruar Veseli.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Rezoluta që kemi propozuar, së bashku me partnerët e koalicionit, nuk duhet parë thjesht si një veprim politik i koalicionit qëverisës, por si një propozim në interes të shtetit. Në këtë rezolutë jemi përpjekur që të inkuadrojmë dhe harmonizojmë të gjitha pozicionet dhe deklaratat e shprehura në këtë periudhë, mbi çështjen e fazës finale të dialogut me Serbinë. Kohezioni politik i brendshëm, është i domosdoshëm, për të mundësuar forcimin e pozicionit negociator të Kosovës si dhe për të përmbushur aspiratat që ne kemi për të zënë vendin që na takon në OKB, BE, NATO dhe forumet tjera ndërkombëtare. Prandaj, ftoj të gjithë kolegët e opozitës, që të lënë mënjanë dallimet partiake, dhe të bëhen pjesë e procesit të dialogut. Në ditët në vijim do t’i  ftoj personalisht në një takim gjithëpërfshirës në mënyrë që të dakordohemi dhe kështu të ndërtojmë një frymë bashkëpunimi për këtë temë kaq të rëndësishme për vendin.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch