Home » Lajme » Kadri Veseli ka thirrur për nesër mbledhjen e Kryesisë për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

Kadri Veseli ka thirrur për nesër mbledhjen e Kryesisë për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

Sipas njoftimit për media, mbledhja do të mbahet në orën 11:00, ndërkaq pikë të rendit të ditës ka përgatitjet për seancën konstituive të Kuvendit, e cila është thirrur më datë 26 dhjetor.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 11:00

Rendi i ditës

1. Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës VII të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se tash kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga mbajtja e seancës konstitutive, dy partitë LVV dhe LDK, ende nuk kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch