Home » Lajme, Ndërkombëtare » KADRI VESELI: MOS HEQJA E VIZAVE, MË SHUMË SE NJË TURP PËR BE-NË

KADRI VESELI: MOS HEQJA E VIZAVE, MË SHUMË SE NJË TURP PËR BE-NË

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, ka folur për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai ka shprehur kritika në drejtim të Bashkimit Evropian për qasjen ndaj Kosovës.

Sipas tij, është e pakuptueshme që të mos hiqen vizat kur të gjitha kushtet e kërkuara janë plotësuar.

“Ku është dinjiteti i BE-së, ku janë vlerat?” pyet ai. “BE duket se është në një krizë të madhe, sepse një vend në Evropë me 1.7 milionë banorë, që janë shumë pro-evropian, tani duhet të paguajë për këtë krizë”, tha Veseli për DER STANDARD.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch