Home » Lajme, Politikë, Vendore » Kadri Veseli: Serbija s’do të dëgjojë atë çfarë themi ne, do të veprojnë edhe më keq

Kadri Veseli: Serbija s’do të dëgjojë atë çfarë themi ne, do të veprojnë edhe më keq

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që të jenë të vëmendshëm në vendimet që do t’i marrin në seancën e sotme, ku po diskutohet për situatën aktuale të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, pasi sipas tij Serbia nuk do të dëgjojë atë çfarë e thonë ata.

Veseli tha se nëse 500 mijë euro do të shkonin në Luginë të Preshevës do të ishte sukses i kësaj seance.

“Nuk do të dëgjoj Serbia atë çfarë do ta themi ne, përkundrazi ne duhet të bëhemi gati se ata do të veprojnë edhe më keq ndaj tyre nëse ne nuk tregohemi pak më shumë të mençur edhe në këto vendimmarrje të cilën e marrim sot. Për këtë arsye unë kisha pas dëshirë më tepër të fokusohet jo vetëm në diskutime, tre studentë të mjekësisë nëse do të regjistroheshin do të ishte mirë, sukses i kësaj seance. 500 mijë euro nëse do të shkonin në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc investim do të ishte mirë. Por, keni parasysh që ka edhe disa vështirësi që Serbia do të mundohet t’iu ndal pengesë dhe të bëjë të kundërtën e kësaj që e themi ne. Komisioni është mirë në fund me u përgatit me i marrë disa vendime të cilat i marrim edhe me u zbatua. Edhe për çështjen e shtetësisë shikoni pak mirë, a është mirë me marrë shtetësi ata andej edhe me i çregjistrua siç po mundohen, apo është më mirë me iu jep dokumente dhe me iu organizua një jetë të dinjitetshme këtu, po jo me i largua nga atje dhe i me çregjistrua pikërisht në fazën e dialogut kur është më e rëndësishme vendimmarrja edhe për Kosovën edhe për ata vet”, tha ai. 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch