Home » Lajme, Politikë » Kadri Veseli u premton mërgimtarëve mbulimin e kostos për Kartonin e Gjelbër

Kadri Veseli u premton mërgimtarëve mbulimin e kostos për Kartonin e Gjelbër

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë së dielës ka qëndruar në pikë kalimin kufitar me Serbinë në Merdar.

Veseli ka shkruar në Facebook se mërgimtarët nuk do të paguajnë më Kartonin e Gjelbër.

“Në Merdar sot takova shumë bashkatdhetarë, ku shkova personalisht që t’i njoftoj se nuk do të paguajnë më asnjë cent për Kartonin e Gjelbër kur të vijnë në atdhe”, ka thënë Veseli.

Ish-kryetari i Kuvendit ka shkruar se vendi i ka shumë borxh diasporës.

“Kosova i ka shumë borxh diasporës sonë dhe mbulimi i kostos së Kartonit të Gjelbër për bashkatdhetarët është më e pakta që ne mund të bëjmë për ta. Me mua si kryeministër, kur të vijnë për festat e fundvitit, askush më nuk do t’u kërkojë para bashkatdhetarëve për të ardhur në shtëpitë e tyre. Ky është zotim imi, që do ta realizoj sapo ta krijoj Qeverinë time”, ka përfunduar Veseli, shkruan Albinfo.ch.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch