Home » Lajme, Shëndetësi » Kafiteria “The Club” në Preshevë, mbyllet vullnetarisht shkaku i pandemisë

Kafiteria “The Club” në Preshevë, mbyllet vullnetarisht shkaku i pandemisë

Shtabi komunal për gjendje të jashtëzakonshme i Komunës së Preshevës, në mbledhjen e djeshme ka marrë vendim për shkurtimin e orarit të lokaleve që ofrojnë shërbime në fushën e gastronomisë.

Pas rëndimit të gjendjes epidemiologjike në Preshevë, Shtabi komunal për gjendje të jashtëzakonshme në Preshevë ka vendosur të rikthejë gjendjen e jashtëzakonshme në territorin e Komunës së Preshevës, me ç’rast ka shkurtuat orarin e bizneseve që ofrojnë shërbime në fushën e gastronomisë deri në ora 19:00.

Kafiteria “The Club” në Preshevë ka vendosur në mënyrë të njëanshme të mbyllet tërësisht me qëllim tē ruajtjes së shëndetit publik, duke mos treguar për datën e rihapjes.

“Duke shpresuar ne mirekuptimin tuaj, ju njoftojme se me qellim te ruajtjes se shendetit tone dhe tuaj, ruajtjen e shendetit te familjareve tuaj dhe tane, The Club, nga neser do mbyllet per nje afat te shkurter, deri sa te kemi nje situate me stabile epidemiologjike ne Presheve.” ka njoftuar kafiteria TheClub në Preshevë përmes profilit të tij në rrjetin social instagram.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch