Home » Lajme » Kaka për herë të fundit: Nuk largohem nga Reali

Kaka për herë të fundit: Nuk largohem nga Reali

Ylli i Real Madridit, Ricardo Kaka menjëherë pas fitores së klubit të tij kundër Zaragozas ka dalur në konferencë për shtyp duke thënë se ai nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi i tij.

“Unë jam shumë i lumtur me ndeshjen. Të fillosh ligën me 6 gola të shënuara dhe të mos pranosh asnjë, ndërsa unë të shënoj një gol dhe një asist për disa minuta është e paparashikueshme”.

“Ashtu siç kam thënë çdo herë e them edhe tani, unë dua të qëndroj te Real Madridi. Gjithçka që mund të them unë tani është se reportet që babai im është në bisedime me klube tjera janë gënjeshtra”.

“Mourinho dje në konferencë për shtyp vet ka konfirmuar se ai llogarit shumë te unë në këtë sezon”.

“Klubi është forcuar shumë. Performanca ishte e mirë në çdo rrugë. Ne luajtëm mirë në Super Kupë dhe e filluam ligën në mënyrën më të mirë të mundur”, përfundoi Kaka konferencën e tij për shtyp.

Articles about vine in education vine in education, from online universities 3 ways to http://www.writemypaper4me.org use vine in the project-based learning classroom, from teachthought what is vine and whats it doing in my classroom

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch