Home » Opinione » Kalkulimet politike: NUK KA STABILITET KUVENDI I BUJANOCIT ME LIDHJEN E KUMBARISË: PVD, LPD, UDSH DHE PARTITË SERBE

Kalkulimet politike: NUK KA STABILITET KUVENDI I BUJANOCIT ME LIDHJEN E KUMBARISË: PVD, LPD, UDSH DHE PARTITË SERBE

Nga Tërnoci PRESS

Interesat personale janë bërë si ushqim i pangopur, që nuk njohin kufij, këto interesa ditëve të fundit po shfaqen gjithnjë e më shumë tek liderë e disa subjekteve politike, të cilët duke mos u pajtuar me realitetin e në veçanti me vullnetin e popullit, shkelin të gjitha parimet, duke mos anashkaluar as qëndrimin e popullatës shumicë shqiptare të komunës së Bujanocit.

Vullneti i popullit shqiptarë më nuk është prioritet tek, PVD, LPD dhe UDSH, ngase këto subjekte politike si prioritet kanë zgjedhur bisedimet me subjektet serbe për formimin e një koalicioni qeverisës.

Ndonëse i ka mbetur diçka ëmbël nga e kaluara 4 vjeçare, ato edhe pas dy ftesave të bëra nga ana e PD-së, nuk gjejnë kurajën që të takohen me liderin e Partisë Demokratike Mr. Nagip Arifin, subjekt ky që ka fituar numrin më të madh të këshilltarëve në zgjedhjet e 6 majit, 12 ulëse në asamblenë komunale.

Partia Demokratike për të dytën herë i ka ftuar në takim subjektet politike shqiptare të komunës së Buajnocit, PVD-n, LPD-n dhe UDSH-n, për të biseduar rreth formimit të koalicionit qeverisë në Asamblenë komunale të Bujanocit.

Këto të fundit herën e parë edhe pse i kanë marrë ftesat, më pas janë përgjigjur se akoma është herët për bisedime, ndërkohë që dje janë përgjigjur se nuk janë të gatshme për bisedime më Partinë Demokratike, nga ana tjetër deri më tash PVD, LPD dhe UDSH i kanë zhvilluar 2 takime me partitë serbe.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur dje në selinë e PD-së,  ndër të tjera Arifi u shpreh se “kryesia e Partisë Demokratike së shpejti do të vendosë për hapat e mëtutjeshme”, duke shtuar se, “vullneti i popullatës shqiptare tashmë është shndërruar me interesat personale, nga disa subjekte politike shqiptare, veçanërisht të atyre që erdhën nga vendet perëndimore për ti dhënë përkrahje spektrit politik shqiptarë që mos të jenë të varur nga partitë serbe, por PD këtë vullnet do ta respektojë deri në fund”

Ftesa që iu është dërguar subjekteve politike shqiptare, nuk ka të bëjë me ndarje të funksioneve, por vetëm bisedime fillestare për tu parë vullneti i tyre se a janë të gatshme për koalicion me PD-në.

Vlenë të theksohet se gjatë ftesës së parë subjektet politike shqiptare PVD, LPD dhe UDSH, kanë deklaruar se nuk do të shkojnë në selinë e PD për bisedime, ndërkohë qe ftesa e dytë që iu është bërë këtyre subjekteve politike iu është dhënë mundësia që takimi të zhvillohet në Shtëpinë e Kulturës, Qendrën Sportive, Restorant Rozafa, apo në ndonjë vend publike sipas dëshirës së tyre.

 

“ Partia Demokratike, në komunën e Bujanocit është fituese morale, politike dhe kombëtare, prandaj edhe i takon ta bëjë një qeverisje të suksesshme dhe efektive.

Edhe pse  PVD-ja  pas  Zgjedhjeve 6 maj, në opinion e pranoi rezultatin e zgjedhjeve,  në praktikë i zvarrit këto procese dhe nuk e pranon  zgjatjen e dorës  se humbjes, duke harruar se  nuk ka të drejtë  askush ti  pengoj proceset e zgjedhjeve demokratike.

Koalicioni Shqiptar PD, LPD dhe UDSH, duhet sa me shpejt ti merr punt në dorë dhe  mos t’i zvarrit proceset e zgjedhjeve sepse  numrin e përshtatshëm qeverise shqiptare e plotëson me 21, ndërsa  PVD, LPD  dhe UDSH, me 18 është i mangët dhe nuk do të ketë stabilitet.

Sa  i përket PVD-së e cila  pas humbjes shantazhon dhe thirret se ne Bujanoc  duhet të formohet pushteti  multietnik është me vonesë, sepse  pushteti multietnik  funksionon shumë mirë në Bujanoc  edhe  PD-ja  do  t’ia mundëson  funksionimin    shumë më normal pushtetit multietnik të Komunës së Bujanocit proporcionalisht, ndërsa PVD-ja do të mbes në opozitë dhe  më  nuk ka të drejt politike as morale te jep vlerësime si do të  funksionoj  pushteti  në Preshevë dhe Bujanoc”, tha midis tjerash Nexhmedin Sqipi, kryetar i PDK-së, i cili edhe gjatë fushatës parazgjedhore i dha mbështetje PD për fitore bindëse.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch