Home » Opinione » Kam frikë për Kosovën !

Kam frikë për Kosovën !

Fahri Xharra 2015-1“Me vizion më të avancuar se koha, Ali Pashë Tepelena ishte i pari që synonte shkëputjen nga Perandoria Otomane, duke u bërë ushta në brinjë e asaj fuqie në rënje. Këtë e dëshmojnë kujtimet e kryediplomatit austriak, Clemens Metternich, i konsideruar si diplomati më i mirë ose ndër më të mirët në kohëra. Këtij njeriu, nga më të pushtetshmit e Europës, i shkruan Ali Pasha dhe i kërkon si ndihmë që ai t’i dërgojë atij një “Kushtetutë-bërës”.

“Ali Pasha i Janinës, më dërgoi. një korrier të besuar me një letër, në të cilën, plot me lavde të fryra, ai kërkonte që unë t’i dërgoja një “Kushtetutë-bërës”. Duke u angazhuar veç për mirëqenien e popullsisë së tij, ai kishte gjetur se siguria më e madhe për lumturinë e popullsisë së tij, qëndronte te dhurimi i një Kushtetute; se ai ishte i bindur për këtë, por që nuk dinte se çfarë ishte vërtetë një Kushtetutë dhe kësisoj më lutej mua që t’i tregoja ndonjë person me përvojë në këtë drejtim “

Kjo përpjekje e Ali Pashës për ndërtimin e një Kushtetute Perëndimore, që do të përdorej për vilajetin e tij do të ishte praktikisht shkëputja e tij nga Porta e Lartë dhe krijimi i një Shqipërie të pavarur, me ligje që nuk i ngjanin aspak atyre të Portës. Kjo luftë pavarësie u përjetësua e shkruar edhe në gur-varrin ku prehet koka e tij.

Ali Pasha pra i kërkoi kryediplomatit Meternik, ndihmë për të formuluar një Kushtetutë.  Ali Pasha vdiq pak ditë para se të krijonte një Kushtetutë për Shqipërinë (Si iu pre koka Ali Pashës, rrëfimet e dëshmitarëve  Nga Albert Hitoaliaj )

Edhe kjo , porta e lartë e kuptoi “ tradhëtinë” e Ali Pashës dhe këtij i rrezikohej jeta dhe pashallëku dhe ……   koka i shkoi në Janinë .

(( Aliu vetë ishte më dyshuesi, sepse ishte më dinaku dhe më i pabesi i njerëzve. Ai dinte për më tepër, se duhet të bënte marrëveshje me një armik po aq dinak dhe të pabesë sa edhe ai vetë, i cili nuk humbiste kurrë nëpërmjet ndonjë detyrim bese apo nderi, asnjë shans, për të kaluar në avantazh ndaj ndonjë kundërshtari, edhe nëse ky i fundit nuk do kishte bërë atë provokim siç kishte bërë ai vetë (Aliu), e kështu që nuk do të ishte krimineli i njohur e i pashpresë, siç Aliu e njihte veten. Tani, me besimin e thjeshtë ndaj një premtimi të mjegullt, ai u vetëdorëzua dhe në moshën e tij të thyer, ai i vuri një çmim ekstrem një jete, të cilën e kishte ekspozuar me mijëra herë me indiferencën më të pafrikë … por e tradhtuan ))

Çka desha ?….. “Në një drekë të shtruar më vonë, aty kanë marrë pjesë edhe ministra të kabinetit të Qeverisë së Kosovës, zëvendëskryeministri turk ka folur për ribashkim të turqve dhe shqiptarëve.“Ka qenë një ndarje shekullore, por ribashkimi ynë do të jetë më i ngrohtë, i gjallë dhe i përhershëm”, ka thënë numri dy i Qeverisë turke. “   Kjo më frikson.   Nejse , frika e ime kjoft vetëm për mua !
Më frikësoi edhe kjo vërejtje emikut Gani Mehmetaj:” Në veçanti po e shprish qenjen kombëtare në mjediset e varfra, përmes qarqeve mercenare të intelektualëve të rrejshëm, përmes segmenteve më të larta të shtetit e të partive politike. Dikur mjediset e periferisë ( fashtrat fxh ) janë shquar për ideale kombëtare e luftë të armatosur kundër pushtuesit serb e turk. Sot janë pjesa më problematike, sepse islamikët anadollak e iranian, vehabistët e salafistët , në aleancë më armiqtë tonë tradicional: Serbinë, Greqinë, e sllavët e Maqedonisë goditën këto shtresa sociale, duke i blerë më para, duke ua pastruar trurin, apo duke i mashtruar. “

“  Sulltani i tha- Mos ki frikë “ biri” im. Nuk jeni zgjuar nga gjumi i ëmbël i gjysmë hënës otomane. Jeni në jermi të pakohshme. Me ndihmën e mëndeshës, që po ua lë çiban në trojet tua haram , andralla e zgjimit do të jetë e shkurtër .Do vij koha e gjumit të një mendët. Shfrytëzojeni. Flini. Në jetë të jetëve mos u zgjoni. Kështu, do ti përjetoni ëndrrat e  lezetshme të gjumit otoman .( Bota ju do të fjetur … e ju duke menduar në gjumin osman , mendoni se edhe bota është me ju )  (Nga Muharrem Blakaj: “Mëndesha “)

Me të vërtetë , kam frikë për Kosovën !

Fahri Xharra,
25.04.16 , Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch