Home » Lajme » Kamberi dhe Hasani takojnë përfaqësuesit e Lëvizjes Vatra

Kamberi dhe Hasani takojnë përfaqësuesit e Lëvizjes Vatra

takimi 1Kryetari i Lëvizjes Qytetare Vatra së bashku me Koordinatorin e ZPMB-së, z.Flamur Junuzi, u takuan me Kryetarin e Komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi. Pjesë  e takimit ishin edhe deputeti i popullit z.Fatmir Hasani si dhe përfaqësuesi i malësisë së Bujanocit z.Arsim Krasniqi dhe anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vatra z.Emrush Tahiri.

Në këtë takim u diskutuan procesi i rrugës ‘Muhoc-Zarbincë’ si dhe problemet me dokumente identifikimi dhe pasivizimi i vendbanimeve të qytetarëve të malësisë së Bujanocit. Kryetari Kamberi njoftoi Kryetarin e Lëvizjes Vatra për procesin që është duke u zhvilluar në projektin e rrugës, njëherit e njoftojë edhe me masat që i ka ndërmarrë komuna për ta kthyer të drejtën e pronës dhe shtetësisë tek qytetarët e malësisë së Bujanocit.

takimi 2Kryetari i Lëvizjes Vatra falenderoj Kryetarin e Komunës së Bujanocit dhe Deputetin e Popullit z.Fatmir Hasanin për angazhimin, seriozitetin dhe punën e palodhshme që janë duke e treguar me qytetarët e malësisë së Bujanocit. Falenderuan Kryetarin e Komunës për intervenimin emergjent në malësin e Bujanocit duke hapur rrugët nga dëbora me një intervenim të shpejtë dhe të suksesshëm.

 

Takimi u përmbyll duke falenderuar z.Shaip Kamberin që asnjëherë nuk e harron malësinë e Bujanocit dhe qytetarët e saj.

Lëvizja Qytetare Vatra
Gjilan

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch