Shaip Kamberi dhe Lutfi
Haziri, dy ithtarët më këmbëngulës të idesë që Lugina e Preshevës ti bashkohet
Republikës së Kosovës, së bashku sot kanë udhëtuar drejt Zvicrës ku do të kenë
takime me diasporën tonë në shtetin helvetik. Ata janë të ftuar nga ana e Shoqatës
„Jehona“. Në njoftimin e Shoqatës thuhet:
Të nderuar bashkatdhetarë (Mërgimtarë) nga Lugina e Preshevës që jetoni dhe
punoni në Zvicër, përfaqësues të shoqatave nga Lugina e Preshevës në Zvicër.
Ju ftojmë për pjesëmarrje në tubimin ”Lugina e Preshevës dhe Perpsektiva e saj”
të organizuar nga SHKMT-JEHONA në Zvicër në bashkëpunim edhe me Koordinatorin
për çështje të diasporës.
Në këtë tubim do të marrin pjesë Përfaqësues instuticional nga Lugina e
Preshevës.
Z. Shaip Kamberi kryetar i komunës së Bujanocit
Z. Ragmi Mustafa kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginë të Preshevës
Z. Dr. Durgut Aliu kryetar i shoqatës Jehona me seli në Fushë Kosovë
Gjtihashtu pjesëmarrjen e ka konfrmue edhe Kryetari i Gjilanit Z. Lutfi Haziri
Tubimi do të mbahet më datën 19.01.2019 (e shtunë), duke filluar në ora 14.00.
Adresa:
Restaurant Pizzeria Glatthof, Schaffhauserstrasse 126,
8152 Glattbrugg.
Info tel. 079 759 11 50
Në
emër të kryesisë së „SHKMT-Jehona“
Kryetar Musa Salihi