Home » Lajme, Vendore » Kamberi e Sinani morrën pjesë në shënimin e ditës së Lidhjes së Prizrenit

Kamberi e Sinani morrën pjesë në shënimin e ditës së Lidhjes së Prizrenit

Kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi dhe nënkryetarja e PVD-së, Ardita Sinani, me ftesë të Kryetarit të Prizrenit, z. Mytaher Haskukaj, morrën pjesë në aktivitetet për shënimin e 10 Qershorit, ditës së Lidhjes së Prizrenit.
Në këto aktivitete morrën pjesë figura dhe personalitete nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Sanxhaku.
Gjithashtu për aktivitetin në fjalë u prononcua përmes një postimi edhe Kryetari i LVV-së, Albin Kurti: Kryetari i komunës së Prizrenit, z.Mytaher Haskuka, shtroi një drekë për nder të 141 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Këtu ishin kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ish kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, Prof.Dr. Blerim Reka, kryetari i SDA-Sanxhak, Sulejman Ugljanin, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika nga Ulqini, këshilltari i komunës së Tuzit, Smajl Çunmulaj, stërnip i Çun Mulës, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi, kryetari i shoqatës „Kosova për Sanxhakun“, z. Ismet Azizi, ish deputeti dhe ekonomisti, Driton Tali, Prof. Dr. Nexhmedin Spahiu etj.

10 qershori i Lidhjes së Prizrenit, bashkë me 28 nëntorin e Flamurit të Skënderbeut e të Pavarësisë së Shqipërisë, janë themel historik i asaj që jemi dhe kulm politik i asaj që bëhemi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch