Home » Lajme, Vendore » Kamberi: Serbia duhet të ndjek shembullin e Malit të Zi

Kamberi: Serbia duhet të ndjek shembullin e Malit të Zi

Serbia duhet që, sipas shembullit të Malit të Zi, të hjekë kushtëzimet nga përdorimi i lirë dhe zyrtar i simboleve kombëtare të pakicave nacionale, thekson kryetari i Komunës së Bujanocit z. Shaip Kamberi.

Përfundimisht mund të përgëzojmë Kuvendin e Republikës së Malit të Zi për miratimin e “Ligjit për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare”, përmes të cilit i garanton pakicave kombëtare të drejtën dhe lirinë e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe shënimin e festave kombëtare, pa kurrëfarë kushtëzimesh.

Angazhimi dhe këmbëngulja e partiteve politike shqiptare në Mal të Zi dhe uniteti për temat e interesit të përbashkët, sollën si rezultat përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave kombëtare, kulminacionin e së cilës e përbën e drejta e përdorimit të lirë dhe zyrtarë të simbolit kombëtarë- pjesë e identitetit kombëtar.

Përfundimisht autoritet zyrtare të Republikës së Serbisë duhet ta ndjekin shembullin e Malit të zi, dhe të nisin procedurën e ndryshimit të “ Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare” duke eliminuar normën kushtëzuese të alinësë dy të nenit 14 të këtij Ligji i cili pamundëson përdorimin e lirë dhe zyrtarë të simboleve kombëtare.
Edhe pse gjendet në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe ka hapur disa kapituj për bashkëbisëdim me BE-në, Serbia vazhdon të mbetet i vetmi shtet në rajon që e ndalon ligjërisht përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare, duke mohuar kështu elemente fundamentale të identitetit kombëtar shqiptar, thekson Kamberi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch