Home » Lajme, Opinione » Kamberi: Vuçiq po përdorë metoda të ndryshme për të kontrolluar të zgjedhurit joserbë në Serbi dhe ata joshqiptarë në Kosovës

Kamberi: Vuçiq po përdorë metoda të ndryshme për të kontrolluar të zgjedhurit joserbë në Serbi dhe ata joshqiptarë në Kosovës

Përmes një postimi në Facebook, deputeti shqiptar në parlamentin serb, z. Shaip Kamberi është shprehur se Vuçiqit nuk po i mjaftojnë deputetët në shtetin Serb por edhe ata me ulëse të rezervuara në Kosovë, e gjitha kjo po ndodh para syve të ndërkombëtarëve.

“Aleksandër Vuçiqit nuk po i mjaftojnë 243 deputetë nga gjithsej 250 në parlamentin e Serbisë dhe të gjithë 10 deputetët serbë në parlamentin e Kosovës. Po synon t’i kontrollojë edhe të zgjedhurit joserbë në Serbi dhe joshqiptarë në Kosovë. Dhe për këtë, nuk po ngurron të përdorë metoda të ndryshme ndaj atyre që nuk po i nënshtrohen; qofshin ata serbë, boshnjakë, romë, shqiptarë etj. E tërë kjo para syve të mbyllur të bashkësisë ndërkombëtare”, shkruan z. Kamberi në profilin e tij në Facebook.

Një reagim i tillë vjen pasi në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit kandidatët për deputetë si, Adrijana Hoxhiq nga lista “Komuniteti i Bashkuar” dhe deputetë të minoriteteve tjera joserbe në Kosovë, kanë bashkëpunuar me Listën Serbe që të votohen nga komuniteti serb, në mënyrë që përmes tyre, Lista Serbe të ketë fuqi vendimmarrëse në Kuvendin e Kosovës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch