Home » Lajme, Vatra, Vendore » Kandidati i Lëvizjes Vatra ndër më të votuarit në Anamoravë

Kandidati i Lëvizjes Vatra ndër më të votuarit në Anamoravë

Avdil Halimi, kandidat për deputet në listën e koalicionit LDK-VATRA është një nga kandidatët më të votuar me 2550 vota në listën e koalicionit vetem në Gjilan.

Ne ndihemi krenar që kandidati ynë erdhë nga mërgata, nga Zvicrra, dhe vetëm për 10 ditë punë efektive kemi arritur të grumbullojmë këtë numër të madh të votave në Gjilan. Jemi duke pritur rezultatet nga Prishtina, ku kemi pasur shtab zgjedhorë, si dhe nga dega e Lëvizjes Vatra në Kamenicë, Fushë Kosovë, Novobërd, Mitrovicë, Ferizaj, Viti, për të kuptuar numrin e saktë të votave në nivel vendi.

Ne ndjehemi krenar dhe të lumtur që pavarësisht faktit se kandidati ynë ka kohë që jetonë në Zvicërr, koha e shkurtë për fushatë si dhe ranglista me kandidatët tjerë, kemi arritur të fitojmë besimin e qytetarëve dhe kemi dëshmuar se Lëvizja Vatra ka rritje të madhe ashtu edhe siç kemi paralajmëruar më herët. Shpresojmë që kjo rritje të vazhdojë dhe në zgjedhjet lokale në nëntor të arrijm të fitojmë së paku 3 mandate.

Ne vetëm se kemi filluar tasht e një vit përgaditjet për zgjedhjet lokale, ku besojmë se do ta rrisim numrin e votave që kishim në zgjedhjet e 2013-ës.

Fituesve të zgjedhjeve të 11 qershorit ju urojmë suksese.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch