Home » Lajme, Rajonale » Kaos në Maqedoni: Pas zgjedhjes se Telat Xhaferit per kryetar Kuvendi mbeshtetesit e Gruevskit hynë dhunshëm në Kuvend, grushtojnë Zaevin gjersa ne gjendje te rende shendetsore nga sulmet e protesuesve eshte kryetari i LRPDSH-se z. Zijadin Sela

Kaos në Maqedoni: Pas zgjedhjes se Telat Xhaferit per kryetar Kuvendi mbeshtetesit e Gruevskit hynë dhunshëm në Kuvend, grushtojnë Zaevin gjersa ne gjendje te rende shendetsore nga sulmet e protesuesve eshte kryetari i LRPDSH-se z. Zijadin Sela

Turma u fut në sallë, pasi deputetët e koalicionit LSDM-BDI, Aleanca për Shqiptarët, votuan Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.  Disa nga protestuesit goditen liderin opozitar Zoran Zaev, duke  e përgjakur atë. Policia ishte spektator në këtë rast

Qindra protestues, mbështetës të VMRO DPMNE-së, kanë hyrë dhunshëm në sallën e Kuvendit të Maqedonisë dhe kanë grushtuar deputetët e LSDM-së dhe ata të partive shqiptare, madje kanë gjakosur liderin opozitar Zoran Zaev. Turma u fut në sallë, pasi deputetët e koalicionit LSDM-BDI, Aleanca për Shqiptarët, votuan Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.

Pas këtij votimi, gjendja në Kuvendin e Maqedonisë vazhdon të mbetet kaotike, pasi shumica e ligjvënësve janë brenda në objektin e Kuvend. Edhe më skandaloze është mos-intervenimi i Policisë Speciale për t’i larguar protestuesit, disa prej tyre me maska, nga objekti i legjislativit.

Përveç sulmit ndaj deputetëve, siç raporton AlsatM, një person ka filluar t’i godas edhe gazetarët që ndodhen jashtë Kuvendit.

“Nuk jemi të bllokuar thjesht qëndrojmë këtu, nuk ka të bëjë me bllokimin. Ky qëndrim është i paraparë të jenë kështu në këto situata. Nuk ka nevojë për shqetësim”, deklaroi kryetari i sapo zgjedhur i Kuvendit, Talat Xhaferi. Edhe pse në kushte të jashtëzakonshme, ky i fundit u tha gazetarëve se “puçistë të vërtetë janë ato funksionar të VMRO-DPMNE-së që me muaj të tërë bllokuan institucionet shtetërore”.

Xhaferi u zotua se do të krijohen institucionet në bazë të ligjit dhe Kushtetutës. “Si kryetar i zgjedhur edhe pse në këto rrethana në asnjë mënyrë nuk do lejojë uzurpim të institucioneve”, tha kryeparlamentari Xhaferi.

Ndërkohë Zoran Zaev, i cili shihej në televizion duke fshirë gjakun nga fytyra,  përsëri ka kërkuar të ruhet gjakftohtësia. Në seancë sot nuk ishte i pranishëm kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Po ashtu protestuesit maqedonas kanë sulmuar edhe liderin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Selën.

Sela është sulmuar, menjëherë pasi Institucioni më i lartë ligjvënës i Maqedonisë, votoi Talat Xhaerin, për kryetar të Kuvendit

Mbështetësit e VMRO DPMNE-së që u futën dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë, kanë sulmuar deputetin shqiptar, Ziadin Seala, i cili sipas burimeve nga Shkupi, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Sela është sulmuar, menjëherë pasi Institucioni më i lartë ligjvënës i Maqedonisë, votoi Talat Xhaerin, për kryetar të Kuvendit.

Sipas burimeve nga Maqedonia, Ziadin Sela, kryetar i Lëvizjes për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare, është sulmuar shumë rëndë nga njerëz me paska që hyjnë dhunshëm në Kuvend.

Sela viteve të fundit, për shkak të politikës së fortë shqiptare, ka qenë “halë në sy” për mbështetësit e ish kryeministrit Nikola Gruevski dhe partisë së tij VMRO DPMNE.

Në qendër të sulmuesve ishin edhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev, ku edhe dolën pamjet i cili ishte i mbuluar me gjak.

Të plagosur kanë mbetur edhe Radmilla Shekerinska dhe Damian Mançevski dhe një tjetër deputet nga LSDM si dhe gazetarët. Por, jozyrtarisht mësohet se Ziadin Sela ka pësuar më së keqi nga protestuesit e VMRO-së. Madje nëpër mediat dhe rrjetet sociale po shfaqet një foto, ku një person (nuk po shihen nëse vërtetë është Sela) i mbuluar me gjak dhe i shtritë në dysheme.

Por, ajo që është e vërtetë, Maqedonia gjendet në një gjendje të jashtëzakonshme, me situatë kaosi. Kundër dhunës janë deklaruar edhe diplomatët e huaj të akredituar në Shkup, të cilët kërkojnë për maturi dhe qetësi.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress