Home » Lajme, Ndërkombëtare » Kapen 3 Shqiptarë nga kosova, të dyshuar për terrorizëm

Kapen 3 Shqiptarë nga kosova, të dyshuar për terrorizëm

Policia ka kapur sot në autostradën Munih-Salzburg tre shqiptarë nga kosova që dyshohen të jenë në lidhje me një rrjet terrorist.

Policia EU

Policia ka kapur sot në autostradën Munih-Salzburg tre kosovarë që dyshohen të jenë në lidhje me një rrjet terrorist.

Një zëdhënës i Zyrës së Bavarisë për krime ka konfirmuar informacionet që i ka publikuar televizioni ARD. Sipas tyre, tre personat po vinin nga Brukseli me një makinë të regjistruar në Belgjikë, raporton focus.de, përcjell albinfo.ch.

Indikacione për lidhjen me sulmet terroriste të Brukselit deri tash nuk ka, është shprehur një zëdhënës i policisë.

Por, ai ka thënë se ndaj tyre po zhvillohen hetime, me dyshimin se po përgatisnin një “vepër penale me rrezikshmëri të madhe për shtetin”.

Arrestimi i tyre ka ndodhur, sipas Bayerische Rundfunk, pasi që një njeri i panjohur natën e të hënës i kishte dhënë policisë së Bavarisë një informatë që fliste për planifikim të një akti terrorist. Janë përmendur personaliet e dy shqiptarëve të Kosovës të cilët po lëviznin me një veturë Mercedes ngjyrë argjendi.

Policët pastaj kanë ndaluar makinën në të cilën kanë qenë dy vëllezër dhe një shoqërues i tyre, të moshave 36 dhe 46 vjeçarë. Ata kanë deklaruar se po punonin për një firmë belge të ndërtimit, transmeton albinfo.ch.

Planet e ndërtimit të gjetura në makinën e tyre  i takonin një kantieri që ata e mbikëqyrnin. Njëri nga dy vëllezërit po kërkohej me fletarrest pasi që e kishte vendimin për të lëshuar Gjermaninë sepse i ishte refuzuar kërkesa për azil dhe kishte kaluar në ilegalitet.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch