Home » Lajme » Karaçeva kërkon largimin e xhandarmërisë serbe

Karaçeva kërkon largimin e xhandarmërisë serbe


Në protestën paqësore që u organizua sot nga banorët e Karaçevës e të Kamenicës ku merrnin pjesë qindra banorë Shaip Surdulli tha se banorët janë të vendosur të qëndrojnë në trojet e veta përkundër provokimeve të xhandarmërisë serbe. Qeveria duhet të angazhohet më shumë për vijën kufitare ka shtuar ai derisa Selver Lenjani ka parashtruar shtatë kërkesa duke kërkuar siguri nga KFOR-i dhe vendosjen e një stacioni policor në Karaçevë.

Ka filluar e qetë dhe ashtu ka përfunduar protesta paqësore e banorëve të Karaçevës dhe e shumë pjesëmarrësve nga Kamenica në mbrojtje të vijës kufitare dhe stopimin e hyrjes së xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës raporton rajonipress. Në këtë protestë ka marrë pjesë edhe kryetar i Kamenicës Shaip Surdulli i cili që nga fillimi është solidarizuar me banorët dhe kërkesat e tyre reale e të drejta. Ne jemi këtu sot që të tregojmë hallet dhe brengat tona dhe njëkohësisht tu bëjmë me dije institucioneve të Kosovës se ne pa dashjen tonë po dalim e po protestojmë në rrugë”, ka thënë Lenjani.Lenjani tutje ka lexuar shtatë kërkesa në emër të këshillit protestues. Kërkesa e parë sipas Lenjanit është se ata nuk do të njohin asnjë kufi pa pëlqimin e fshatrave, pastaj nuk do të lejohet vendosja e forcave serbe dhe të xhandarmërisë serbe në Kosovë, nuk do të njihen hartat e fabrikuara e të falsifikuara nga Serbia, kërkesa tjetër lidhet me vendosjen e një stacioni policor të Kosovës në Karaçevë, në mënyrë që të ketë siguri për qytetarët e kësaj zone, një kërkesë tjetër është drejtuar ndaj KFOR-i i cili duhet të ndalojë lëvizjet e forcave serbe në Novosellë e Karaçevë, pastaj është kërkuar nga KFOR-i që të vëzhgojnë dhe patrullojnë çdo ditë vijën kufitare, si dhe është kërkuar mbrojtje e përhershme nga institucionet qendrore të Kosovës.Lenjani tha se nëse nuk realizohen kërkesat do të radikalizohet gjendja dhe tutje askush nuk do të marri përgjegjësi. I pari i komunës Shaip Surdulli tha se kanë kaluar 14 vjet pas hyrjes së NATO-së në Kosovë dhe forcave të tjera ndërkombëtare, dhe formimin e institucioneve legjitime të Kosovës si dhe ato komunale dhe ende nuk është zgjidhur ky problem. Surdulli ka thënë se përkundër këtyre presioneve dhe provokimeve të xhandarmërisë serbe banorët e fshatit Karaçevë, e Novosellë dhe fshatrave të tjera jemi të vendosur që edhe me vdekje mos me lëshu këtë vend. “Komuna e Kamenicës do ta ketë me prioritet këtë zonë kufitare sepse duke mbrojtur Karaçevën ne mbrojmë edhe shtetin e Kosovës”, tha Surdulli.Protesta është vëzhguar nga KFOR-i dhe policia e Kosovës dhe ka kaluar pa incidente.

 

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch