Home » Lajme, Vendore » Karadaku dhe familjet me ndihma humanitare lirohen nga taksat e legalizimit

Karadaku dhe familjet me ndihma humanitare lirohen nga taksat e legalizimit

Këshilli komunal ka vendosur sot që Karadaku i Preshevës dhe familjet që varen nga ndihmat humanitare të lirohen nga taksa e legalizimit. Një lehtësim do të kenë edhe vendbanimet në fshatra.

Këshilli komunal  ka diskutuar në përpikëri mbi taksat ndërtimore dhe të qirasë. Gjatë kësaj mbledhje është marrë vendim që në  zonën e Karadakut dhe ata të cilët varen nga ndihmat humanitare të lirohen nga taksat mbi rregullimin e tokës ndërtimore. Sipas kryetarit Mustafa me këtë vendim është hequr taksa më e shtrenjtë se të gjitha taksat tjera që qytetarët i nënshtrohen gjatë procedurës për leje.  Kryetari Mustafa ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që të nisin procedurat e legalizimit të objekteve të ndërtimit pa leje , pasi  do të jetë në interes të tyre. Sipas Mustafës një leje për banimi në fshatra varion nga 20 mijë deri në 35 mijë dinarë, dhe me këtë rast objekte e çdo qytetari do të legjitimohet.

Lehtësime nga taksat do të kenë vetëm objekte e banimit familjarë. Ligji mbi legalizimin është njëri ndër kushte e BE , që duhet të përmbushë Serbia , pasi me vendosjen e sistemit GPS , kërkohet vendbanimi i saktë i çdo qytetari. Këshilli komunal në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar edhe kërkesat e personave fizik dhe juridik.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch