Home » Kulturë » Kastriot Myftaraj mbi librin e Blendi Fevziut

Kastriot Myftaraj mbi librin e Blendi Fevziut

Kastriot Myftaraj

Blendi Fevziu

Biblioteka Kombëtare

S396/34G

Botimet Princi

Tiranë 1912

 

F 115-116

Nga ato që shkruajnë në kujtimet e tyre Haxhi Lleshi dhe Myslim Peza, del se shërbimi sekret jugosllav ndërtoi një skemë agjenturore me këta të dy, sipas së cilës Myslimi do të krijonte një qendër të agjenturës jugosllave në Pezë, pranë Tiranës dhe Haxhi Lleshi do të kujdesej që nëpërmjet lidhjeve të tij përtej kufirit, në Shqipëri, ta furnizonte me ar jugosllav Baba Myslimin.

 

f.117

Haxhi Lleshi i mësuar nga tradhtia familiare për të qenë nën komandën e serbëve, tashmë i dukej vetja si krejt i humbur ngase serbët nuk po ia kishin ngenë që ta urdhëronin, siç ai qe mësuar. Padronin e ri serb Haxhi Lleshi e gjeti po atë vit, kur në Shqipëri erdhi Mildain Popoviçi. Haxhi Lleshi shkruan më tutje në kujtimet e veta:

Gjermanët arritën në Dibër të Madhe me 10-15 tanke si në manovra. Kur hynë në qytet, asnjë qendresë nuk gjetën. Që me breshëritë e para nga frëngjitë e tankeve, ushtria jugosllave u dorëzua pa kushte. “Të luftojmë”- u thosha ushtarakëve, se vendi nuk mund të pushtohet pa u shkelur nga këmbësoria.” Por ata s’çanin kokën, hidhnin armët dhe iknin nga sytë këmbët. “Ku po shkoni? i pyesja. “Sollum, Sollum” përgjigjeshin. Sollum i thoshin Selanikut.

 

Teoria e Haxhiut se “pa u shkelur toka nga këmbësoria nuk pushtohet vendi’ është e vërtetë, por ajo provon se për Haxhiun ushtarakët serbë, në trevat shqiptare tej kufirit të 1913, nuk qenë pushtues. Për Haxhi Lleshin pushtues qenë veç gjermanët. Haxhi Lleshi në vend që të bënte detyrën si shqiptar për t’u vënë  pushkën pushtuesve serbë, u kërkonte atyre që të mos iknin prej trevave shqiptare, por të rrinin atje, në Dibrën e Madhe shqiptare si okupatorë.

 

f.120

Enver Hoxhës mund t’i huante një shumë të madhe parash vetëm një njeri që kishte një interes për ta bërë këtë gjë. Dhe në mes të dy udhëtimeve të Enver Hoxhës për në Itali është takimi i tij me Myslim Pezën në verën e vitit 1939. Myslim Peza ia dha paratë Enver Hoxhës për të cilat kishte nevojë në këmbim të pranimit të këtij të fundit për t’u bërë agjent jugosllav. Kështu zbulohet edhe enigma se përse dy të dërguarit jugosllavë në vjeshtë të vitit 1941, sponsorizuan karrierën e Enver Hoxhës në Partinë Komuniste të Shqipërisë. Ata qenë në dijeni se Enver Hoxha pati qenë agjent jugosllav. (pasi në shërbim të Titos qenë vënë shumë ish oficerë të shërbimit të fshehtë të ish Jugosllavisë Mbretërore)…

 

f.121

Myslim Peza ka qenë agjent i dyfishtë dhe ka pasur bashkëpunim edhe me italianët, pasiqë është zbuluar linja e tij agjenturore jugosllave.

 

f.359

Në kohën kur u kryen operacionet subversive të mbështetura nga SHBA dhe Britania e Madhe, kundër regjimit të Enver Hoxhës, në fund të viteve dyzet dhe në fillim të viteve pesëdhjerë, Luan Gashi punoi me CIA-n për të përzgjedhur dhe bindur emigrantët shqiptarë që gjendeshin në Greqi, që të merrnin pjesë në këto operacione. Në Greqi, në atë kohë kishte disa mijëra emigrantë politikë nga Shqipëria, të cilët jetonin nëpër kampe. Ndonëse Luan Gashi ishte vetëm 27 vjeç në vitin 1949 kur nisën këto operacione, ai nuk preferoi të merrte pjesë në to si desant, por kontribuoi vetëm me fjalime, për të cilat merrte rrogë nga amerikanët. Por fakti që i ati, Ahmet Gashi,  vazhdonte të jetonte në qytetin e Tiranës, kur edhe fshatarët që kishin në familjen e tyre të arratisur politikë të thjeshtë, qenë internuar në kampet e përqëndrimit komunist, e kompromentoi shumë Luan Gashin, dhe këtë nisën t’ja thonë hapur emigrantët politikë të cilëve ai u mbante familje. Atëhere Sigurimi i Shtetit bëri kinse e internoi Ahmet Gashin. Por, me të përfunduar operacionet desantuese, regjimi komunist e riktheu Ahmet Gashin në Tiranë, madje i dha shtëpi pranë qendrës së kryeqytetit, në rrugën e Durrësit, në një pallat ku banonin njerëz të nomenklaturës komuniste, dhe ku ai vdiq në 1977. Sigurisht që Ahmet Gashi kishte merita të mëdha si atdhetar, por diktatura komuniste nuk pyeste shumë për këto, dhe kishte pushkatuar e rrasur nëpër burgje edhe shumë nga ata të cilët patën nënshkruar Aktin e Shpalljes së Pavarësisë në 1912, kështuq ë nuk do t’ia kursente Ahmet Gashit internimin.

Natyrisht se, sipas praktikës së Sigurimit të Shtetit, trajtimi i familjarëve të të arratisurve politikë, që gjindeshin në atdhe, varej nga sjellja e këtyre të fundit atje ku gjëndeshin. Në se ata që gjindeshin jashtë vendit pranonin të bashkëpunonin me Sigurimin e Shtetit, familjarët e tyre në atdhe do të trajtoheshin mirë, kuptohet duke u mbuluar privilegjimi i tyre me një lloj “gjetheje fiku” të luftës së klasave, që sajohej me mjeshtëri, si në rastin e dëbimit nga Tirana të familjes së Blendi Fevziut. Në rastin e Ahmet Gashit, “gjethja e fikut” ishte veprimtaria atdhetare e tij, si mësues i hershëm, që nga koha e Rilindjes Kombëtare. Trajtimi i Ahmet Gashit është “letra e lakmusit” që na tregon raportin e Luan Gashit me regjimin e Enver Hoxhës. Luan Gashi, oratori i zjarrtë antikomunist i kampeve të emigrantëve politikë, që nuk u bashkohej atyre që i niste të desantonin në Shqipëri, nuk ishte gjë tjetër veçse një leitnant i Kim Philby-t, një lloj “Kim Philby” shqiptar, siç qenë edhe të tjerë si ai. Në ndërkohën midis fjalimeve të zjarrta për emigrantët politikë të kampeve greke, Luan Gashi e kalonte kohën me një vajzë greke, me të cilën u martua. Njerëz që e kanë njohur në atë kohë, thonë se ai për këtë prishi fejesën me një vajzë nga një familje shqiptare nga Kosova, të cilën ia patën gjetur për nuse kushërinjtë e tij në Stamboll. Se Luan Gashi i cili pat lindur në Elbasan, i përkiste një familje me origjinë nga muhaxhirët e Leskocit, të dëbuar nga trojet e tyre prej ushtrisë serbe në kohën e Luftës Ruso-Otomane të viteve 1977-1978, e cila familje qe vendosur në Prishtinë. Luan Gashi e dinte se nëse ai do të kthehej në Shqipëri në vitet nëntëdhjetë, për t’u marrë me politikë, do të hapeshin historitë e vjetra, që prej trajtimit të privilegjuar të ta atit të tij, e deri te historitë e tij. Prandaj ai pëlqeu të rrinte në Nju Jork, në pub-in e politikanëve të dështuar ndërkombëtarë.

26 vjeçari Blendi Fevziu e mirëkuptonte 73 vjeçarin Luan Gashin. A nuk kishte qenë Fevziu ai që kishte hequr dorë nga kandidimi për deputet më 1991?

 

f.368

Poli i Qendrës nxorri edhe një gazetë që quhej “Poli i Qendrës”, kryeredaktor i të cilës u bë Blendi Fevziu. Gazeta financohej pa kursim nga Bashkim Driza (pronari i firmës piramidale “Populli” ku humbën paratë 300 mijë shqiptarë me një shumë 90 milionë dollarë)…

 

f.374

Blendi Fevziu, njeriu që u kthye në Shqipëri i nxitur nga libri grek dhe dy filmat e mësipërm, mund të quhet intelektuali – simbol i trazirave të vitit 1997, ku opozita bëri të vetin simbolin nacional- religjioz sllav të tre gishtave të ngritur lart.

 

F 558

Fatos Lubonja ka një axhendë personale të përpunuar në zyrat dhe laboratorët e Sorosit, ku ai ka qenë një nga njerëzit më të afërt. Kjo axhendë përmban goditjen dhe shkatërrimin e atyre që në gjuhën sorosiane quhen mite, të nacionit (kombit) duke predikuar shpërbërjen e nacionit shqiptar  në minoritete të sajuara, përçmimin e vetëdijes nacionale shqiptare, të përkushtimit nacional, heronjëve nacionalë, dhe në rastin shqiptar posaçërisht të Skëndërbeut, të përçmimit të flamurit nacional, të historisë nacionale, të rëndësisë së personaliteteve ndërkombëtare me origjinë shqiptare, si Nënë tereza, etj.  Më 19 shkurt 2009 në emisioni “Opinion” të Fevziut, Fatos Lubonja foli shumë keq kundër Nënë Terezës dhe raportit të shqiptarëve me të.

 

f.637

Të gjitha të dhënat tregojnë se Edi Rama i ardhur në politikë ioshte një investim i madh i qendrave të rëndësishme ndërkombëtare. Projekti politik “Edi Rama” nuk u përpunua spontanisht, pas ardhjes së tij në Shqipëri, në prill 1998, por ishte përpunuar qartësisht gjatë shumë muajve para ardhjes së tij. Ky projekt nuk u vu në lëvizje pas një ngjarje rastësore, që ishte vdekja e të atit të Edi Ramës. Kështu si flet Edi Rama do të thotë se ai nuk do të ishte në politikë sot, nëse Kristaq Rama do të ishte ende gjallë, dhe ky i fundit fare mirë mund të ishte ende gjallë, se ai ishte i datëlindjes 1932, dhe sot të ishte 80 vjeç.  Logjika të çon se babai duhet të vdiste atëhere kur i biri do të hynte në politikë. Se përse duhej që Kristaq Rama të largohej nga jeta në kohën që i biri do të hynte në politikë, këtë gjë e kam shpjeguar më gjerësisht në një rast tjetër.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch