Home » Lajme » Kastro Zizo me një vajzë nga Kosova

Kastro Zizo me një vajzë nga Kosova

Më shumë sesa humbja e lap topit, Klevis Begës (Kastro Zizo) do t’i ketë ardhur më keq për folderat me foto e materiale personale që ruheshin në memorien e tij.

 

Fundjavën e kaluar, kantautori, i cili ka qenë i ftuar të këndonte në një club në Gjilan (Kosovë) para se të fillonte koncerti, ka harruar laptopin në tavolinën ku ishte ulur të pinte diçka, por kur është kthyer nuk e ka gjetur më.

Poseduesi që nuk dihet kush është, por që e ka vjedhur laptopin, ka menduar që jo vetëm të mos ië kthejë këngëtarit përsëri, por të shuajë kuriozitetin e tij duke kontrolluar folderat dhe duket menduar se si t’i shpërndajë disa foto, që atij/asaj i janë dukur më interesante. Kështu që na kanë rënë në dorë këto foto të Kastros me një vajzë brune nga Kosova, me të cilën ai është parë të shoqërohet shpesh gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, por që asnjëherë nuk është mundur të fotografohet nga ndonjë paparac.

Ndërkohë duket se këto foto ata i kanë shkrepur për qejfin e tyre, ndërsa kanë shkëmbyer moment të veçanta me njëri-tjetrin. Tashmë Kastro Zizo, i cili ka vendosur të lërë Prishtinën dhe të rikthehet në Tiranë pas divorcit, flet për dashurinë dhe muzikën. Ja çfarë ka treguar për gazetën Panorama, kantautori 26 vjeçar për miqësinë me vajzën që shihni në këto foto:

Kastro: “Vajza në foto? Mikesha ime speciale në Kosovë”

Klevis na kanë rënë në dorë disa foto të tuat me një vajzë brune, të cilat janë marrë nga laptopi yt që të ka humbur në Gjilan. Kush është kjo femër?

Në fakt në atë lap top kisha shumë foto të ndryshme me shoqe dhe ish-femra të miat. Fotot për të cilat flisni janë thjesht foto miqësore të miat me një shoqen time nga Kosova.

Ke pasur ndonjë histori dashurie me të, ke ende? Ç’mund të na thuash më shumë?

Ajo është një ndër njerëzit më të mirë dhe të dashur që kam takuar në Kosovë. Mund t’ju them vetëm që është mikeshë speciale për mua!

Je duke jetuar ndonjë histori të rëndësishme dashurie për momentin?

Në fakt jam në hapat e para të diçkaje të çuditshme, por mendoj shumë të madhe….

Je vetëm 26 vjeç, po pas eksperiencave që ke kaluar tani e ke më të thjeshtë të biesh në dashuri apo më të vështirë?

Varet nga femra… Ndonjëherë ka femra që më rrëmbejnë me 10 minuta. Ka dhe shumë të tjera që nuk do më mjaftonin 10 vite për t’i dashur!

Duket se tashmë pas kthimit nga Prishtina Kastro është zhdukur nga qarkullimi. Si po vazhdon jeta jote?

Kjo “zhdukje” nga sytë e të tjerëve ka qenë shumë e qëllimtë nga ana ime. Është më mirë të merresh me veten dhe njerëzit e tu më të dashur ndonjëherë. Por së shpejti sigurisht që vullkani do të shpërthejë!

Ndërkohë që pas kthimit në Tiranë si vazhdon jeta jote?

Në fakt po merrem me studion e re dhe me prodhimin e materialeve muzikore për këngëtarët e tjerë dhe për vete. Së shpejti dalin në tregun muzikor dy klipe të reja, ku këndoj unë. Po ashtu sapo kam mbyllur një kontratë paraprake me menaxherin e Bob Sinclair. Unë nuk mendoj vetëm për verën, por për më shumë se aq.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch